giovedì 29 dicembre 2011

RECETA BAKLLAVA

Kjo eshte receta qe une perdor per bakllavane:
per 1kg miell afersisht 40-45pete(varet nga madhesia e tepsise)
4te verdha veze dhe nje veze e plote
5luge vaj luledielli
arra te qeruara te shtypura ne sasi per te mbuluar tepsine.
700gr gjalpe


Zihet brumi,si per byrekun.Per amvisat keshilloj qe miellin e bakllavase ta perzgjedhin
pasi ta kene provuar me pare per byreke
ne menyre te tille,qe te mos kene surpriza te pakendshme me hapjen e peteve.
Ndahet ne kuleçe te vegjel,pak me te medhenj se nje kokerr arre.Nese s'e ndieni veten te afte per te hapur pete te holla,mund te beni kulece me te medhenj dhe ti hapni sa te mundni,me pas kur ti shtroni ne tepsi tu prisni anet,te cilat ne kete rast do te jene te trasha...
Per nje bakllava sa me te mire,petet do te lihen te thahen mire(mos u shqetesoni nese ju thermohen ne dore)
do te ndahet sasia e peteve ne dy pjese.Nderkohe kemi pergatitur gjalpin e shkrire,taven ne te cilen do te behet pjekja.Shtrojme tre petet e para dhe i sperkatim nga te gjitha anet me gjalpe pa e ekzagjeruar...e keshtu vazhdojme proceduren ne çdo tre pete derisa te arrijme ne gjysmat.Shtrojme e mbulojme gjithe diametrin e enes me arrat e qeruara dhe te perziera me nje dore sheqer.Sperkatim me gjalpe dhe vazhdojme shtrimin si me pare deri ne fund.Keshillohet te lini nje ose 2 kuleçe per petet e fundit,pasi ne kete menyre lehtesojme prerjen e bakllavase.Pra e presim ne forme rombesh te vogla dhe e mbulojme gjithandej me sasin e mbetur te gjalpit.
Embelsira do te piqet ne temperature te ulet dhe me shume kujdes te pakten per dy ore,me qellim qe te kulloje mire dhe rombet te jene te ndara nga njera tjetra.Ngjyra e pjekjes duhet te anoje me teper tek e verdha sesa tek e kuqja.


Per shurupin:1kg sheqer dhe uje sa te mbulohet sasia e sheqerit.
tretet mire dhe vihet ne zjarr te valoje derisa sherbeti te mbetet sumbull mbi gisht e te mos rrjedhe...Kujdes!!!evitoni efektin e zakarosjes,duke shtuar pakez leng limoni ne shurup.

Biskota çaji

Per 1 kg biskota duhen:
4gota uji miell,
1filxhan çaji sheqer
1filxhan çaji gjalpe
2kokra veza
1/2 luge kafeje me sode
kos ose uje 1 filxhan kafeje
arra te grira 2 luge gjelle

Ne nje tas rrihen vezet me sheqerin,gjalpin,kosin e ujin e me pas shtojme miellin e perzier me sodezihet brumi dhe hapet ne pete me trashesi 4-5mm,pritet ne format qe deshirojme.Biskotat shtrohen ne tepsi pak distante njera nga tjetra dhe futen ne fure  per rreth 8-10'

martedì 27 dicembre 2011

IDE PER DEKORIMIN E TAVOLINES DHE RECETA PER VITIN E RI

PERFITOJ NGA RASTI TE UROJ GJITHE VIZITORET E KETIJ BLLOGU GEZUAR!!!kALOFSHI SA ME KENDSHEM NE NGROHTESINE E FAMILJES DHE  NE PRANINE E NJEREZVE TUAJ ME TE DASHUR!
TAVOLINA PER FESTAT:
Ne raste festash,natyrisht s'mund te leme çdo gje ne dore te rastesise,prandaj qe disa dite me pare do te kemi nxjerre mbulesen e preferuar te tavolines(mundesisht prej linoje) per ta kontrolluar,pasi ndonjehere edhe pse te paperdorura mund te krijojne ato njollat e urryera te verdha....Une ju keshilloj perdorimin e tre  pjatave te madhesive te ndryshme Pjata me e madhe do te jete pak a shume ne madhesine e pjates se pices dhe eshte ajo qe do te sherbeje thjesht si baze per te shenuar vendin e miqve ne tavoline dhe nuk do te levizet e as perdoret perveç rastit kur do te serviret embelsira ne te cilin mund te nderohet me nje tjeter nenpjate.Pra kemi ndare pjatat baze ne varesi te nr te te ftuarve.Mbi to do te vendosim nje pjate tjeter te madhesise me te vogel dhe te ndere e se treti nese duam pjaten per antipasten.Nese kemi zgjedhur te vendosim pjaten per antipasten do te nxjerrim dhe dy lloje thikash dhe dy lloje pirunjsh mbi tavoline.Thikat do te vendosen ne te djathet te pjates:nje me e madhe dhe nje me e vogel(ne pjesen e jashtme),ku natyrisht e vogla do te perdoret per antipasten dhe e madhja per mishin.Ndersa ne te majte,do te vendosen pirunjte:i madhi afer pjates dhe me pas i vogli ...Fillohet gjithmone ne nje tavoline me perdorimin e pirunit e thikes qe eshte ne pjesen me larg pjates e keshtu me radhe...Ne rast feste une preferoj qe piceten e duarve ta vendos mbi pjate per faktin e thjeshte se tavolina ne keto raste eshte shume e ngarkuar e do te kemi nevoje per hapesire.:natyrisht edhe piceta do te jete prej linoje e kombinuar me mbulesen e tavolines.Se fundmi do te vendosim mbi tavoline gotat 2 ose 3:per ujin,veren dhe nese duam per shampanjen ne fund.Natyrisht nuk mund te mungoje sfondi romantik i qirinjve,te cilet do ti vendosim si mendojme me mire...Fotografia eshte mare nga neti,eshte ajo qe i perngjan me teper idese time per festa.

lunedì 26 dicembre 2011

MISH VICI ME BIZELE

Receta per 4 persona:
Mish vici 800gr
leng mishi 250ml                                4luge vaj ulliri
bizele 500gr                                        1gote vere e bardhe
nje karote                                          kripe e piper i zi sa duhet
nje qepe
tre luge miell


Pergatitja:
Presim holle qepen dhe karoten dhe i kaurdisim ne nje tenxhere te thelle ku kemi vene te ngrohet 4 luget e vajit.
Pasi ta kemi prere mishin me nje trashesi 2-3cm,e lyejme me miell dhe e hedhime ne tenxhere qe te kaurdiset.Kur te shohim se mishi ka mare faqe te kuqe e shuajme me veren e bardhe me pas lengun e mishit dhe sasine e deshiruar te kripes e piperit.Mbylleni ne tenxheren me presion per 20' ose ne tenxhere normale 40'
Pasi te kete kaluar kjo kohe bashkoni dhe bizelet me mishin.Nese e shihni te nevojshme shtoni dhe nje garuzhde uje dhe lini te zieje per 5' te tjera ne tenxheren me presion  ose 10' ne tenxhere normale.Pjata do te serviret e ngrohte ose e vakur.
  shenim:fotografia eshte thjesht dimostrative.Dalengadale do te filloj te shtoj fotografite e mija.
Mirepres keshilla dhe sugjerime per tu ardhur sa me teper ne ndihme amvisave qe me ndjekin.



SUPE ORIZI ME SPINAQ

Per 4-5 persona duhen:
500 gr spinaq
1qepe
1filxhan kafeje plot oriz
gjalpe 1 luge gjelle,vaj 2luge gjelle
leng mishi 1liter(mund te perdorni dhe thjesht uje.)
kripe sa deshironi :)

Pergatitja:
Ne 1 tenxhere te thelle kaurdisim ne gjalpin e vajin e perzier,qepen e prere holle.Shtojme orizin dhe lengun e mishit ose ujin e valuar dhe leme te zieje per 10'.Shtojme me pas spinaqin e prere holle dhe kripen .Leme te zieje derisa kokra e orizit te jete hapur mire dhe supa te kete arritur trashesine e deshiruar.
Ereza qe une perdor per spinaqin eshte zakonisht "Noce moscata"(Nuk e di si i thone ne shqip)dhe piperi i zi.
Ju befte mire! ;)

domenica 25 dicembre 2011

PULE ME PATATE NE FURRE

pule me patate

-Ingredientet:
1 pule
1 kg patate
1 qepe
rozmarine
vaj ulliri


Menyra e gatimit:
Pasi  kemi lare dhe pastruar mire pulen(mundesisht pa i hequr lekuren,pasi ajo i jep me teper shije lengut)
e veme te zjeje ne nje tenxhere duke mbuluar 3/4 me uje.Shtojme gjysmen e qepes,pak rozmarine dhe sasine e deshiruar te kripes.Nderkohe qerojme patatet , i presim ne kubike te vegjel  dhe i shtrojme ne nje tepsi duke i hapur mire me qellim qe te mos jene njera  mbi tjetren.shtojme gjysmen tjeter te qepes te prere holle,pulen e zier(jo fort,pasi do te gatuhet akoma ne furre)marinojme me  piper te zi ,rozmarine,kripe e vaj ulliri (1 luge gjelle per person)Shtojme 1 gote uji me lengun e pules dhe e futim ne furren e ngrohur me pare ne temperaturen  200° per rreth 20-30 min
Oreks te mire ;)





mercoledì 21 dicembre 2011

Bombone me are kokosi

Festat po  afrojne dhe ju keni plot gjera ne mendje per te surprizuar miqte tuaj,po pak kohe.
Ja nje recete e thjeshte qe kerkon vetem pak minuta pune:
Perberesit:
2 filxhane e 1/2 arre kokosi e grire(natyrore,pa sheqer..)
1 kuti qumesht milk apo i kondensuar
bajame te qeruara
Pregatitja:
Perzihet qumeshti milk me arren e kokosit derisa te krijohet nje miks i pershtatshem per tu
ndare e punuar lehtesisht.
Pra pasi te jete punuar mire ky brume,marim e formojme toptha te vegjel sa nje bombone.Me pas
ne qender te çdo bomboneje futim nje bajame.Per te perfunduar,kalojme te gjitha topthat ne pluhurin e kokosit dhe i leme ne frigorifer per 4 ore.Serviren te ftohta



RECETA,PICA 4 STINET

INGREDIENTET:
  1. BRUMI PER PICEN
  2. SALCE DOMATESH
  3. VAJ,KRIPE
  4. 200GR DJATHE PICE (MOZZARELLA)
  5. 100GR PROSHUTE
  6. KERPUDHA,ULLINJ TE ZINJ PA FARE,
  7. 1SPEC I PJEKUR I PRERE NE RIPA
MENYRA E PERGATITJES:
SHTRIJME PETEN E PICES MBI 1 LETER FURE
SHTROJME NE TE 4-5 LUGE SALCE DOMATESH
SHTOJME PROSHUTEN TE NDARE NE COPA DHE ME PAS
KERPUDHAT,ULLINJTE E COPAT E SPECIT
MBULOJME TE GJITHA ME DJATHIN E PRERE HOLLE APO TE GRIRE DHE
SHTOJME EREZAT APO AROMAT E DESHIRUARA

-PIZZA DO TE PIQET NE FUREN E NGROHUR ME PARE NE 200° PER 20'

OREKS TE MIRE :))

RECETA RATATUIA(TURLI) E WURSTEL(SALCICE)

INGREDIENTET:
  1. 1 QEPE
  2. 1 SPEC
  3. 1 KUNGULL IVOGEL
  4. 1/2 PATLLIXHAN
  5. 2 PATATE
  6. 1/2 KUTI DOMATE  KOKER KONSERVE OSE 4 DOMATE MESATARE TE CILAT DO I KENI PASTRUAR NGA CIPA
  7. VAJ,HUDHER,1 KUB KNOR(KONCENTRAT PERIMESH)
  8. 2 SALCICE APO WURSTEL, TE MEDHA
MENYRA E PERGATITJES:

-PRISNI NE COPA:QEPEN SPECIN,KUNGULLIN,PATLLEXHANIN DHE PATATET
-HIDHINI TE GJITHA TE KAURDISEN NE NJE TENXHERE KU ME PARE ESHTE HEDHUR SASIA E VAJIT DHE E HUDHRAVE TE DESHIRUARA,I SKUQIM LEHTE DHE ME PAS SHTOJME DOMATET,EREZAT DHE KUBIN KNOR
-I PERZIEJME MIRE DHE I LEME NE ZJARR TE NGADALTE PER 15 MIN
-SE FUNDI,SHTOJME WURSTEL DHE SERVIRIM.