
-Ingredientet:
1 pule
1 kg patate
1 qepe
rozmarine
vaj ulliri
Menyra e gatimit:
Pasi kemi lare dhe pastruar mire pulen(mundesisht pa i hequr lekuren,pasi ajo i jep me teper shije lengut)
e veme te zjeje ne nje tenxhere duke mbuluar 3/4 me uje.Shtojme gjysmen e qepes,pak rozmarine dhe sasine e deshiruar te kripes.Nderkohe qerojme patatet , i presim ne kubike te vegjel dhe i shtrojme ne nje tepsi duke i hapur mire me qellim qe te mos jene njera mbi tjetren.shtojme gjysmen tjeter te qepes te prere holle,pulen e zier(jo fort,pasi do te gatuhet akoma ne furre)marinojme me piper te zi ,rozmarine,kripe e vaj ulliri (1 luge gjelle per person)Shtojme 1 gote uji me lengun e pules dhe e futim ne furren e ngrohur me pare ne temperaturen 200° per rreth 20-30 min
Oreks te mire ;)
Nessun commento:
Posta un commento