Keto jane ato qe duhet te benei hap pas hapi.Mos u trembni edhe pse duket e gjate,me siguri jeni te afte ta realizoni.Preferohet ne vere,pasi serviret e ftohte.
Salca e domateve:
- 2 filxhane me domate te thata te zbutura ne uje
- 7 domate rumbullake
- 4 thelpinj hudher
- kripe sa duhet
- 3 luge vaj ulliri
- 2luge leng limoni
- pak gjethe borziloku
- rrigon
- 2 datteri(nje lloj fruti i thate qe po deshet s'e perdorni)
Shtresa me kerpudha:
- 3filxhane me kerpudha shampinjon te prera ne feta
- 3luge me salce soje
- 2luge vaj ulliri
Perimet e marinuara:
- 4 kungulleshka
- 1/2 qepe e pere ne fije shume te holla
- 1 spec i kuq i pere ne fije te holla
- 2luge vaj ulliri
- 2 luge leng limoni
"gjize " aromash
- 1filxhan kikirike te papjekur dhe pa kripe
- 1/2 filxhan bajame
- 2 luge me stika pishe
- gjysem luge caji me kripe
- 2 luge leng limoni
- 1 luge borzilok i fresket,rrigon,majdanoz,aroma te tjera sipas deshires
- 1 filxhan uje
Grijme te gjithe perberesit derisa te formohet nje "gjize" homogjene duke shtuar uje aq sa duhet.I leme te pushojne per 6 ore ne nje tas qelqi ne temperatire ambjenti dhe me pas e trasferojme ne frigorifer deri ne momentin para perdorimit.
Ingrediente te tjere:
- 1 filxhan spinaq
- 1/2 filxhan ullinj te zinj ne copa
- 1/2 filxhan borzilok i fresket.
Pergatitja e lazanjave:
Mbulojme fundin e nje tepsie me fetat e kungulleshkave te prera holle .Mbulojme me nje shtrese "gjize" dhe me pas nje shtrese kerpudha;pastaj perseri kungulleshka,vazhdojme shtrimin me salcen e domateve dhe specin e qepet e marinuara.Veprojme ne te njejten menyre duke perseritur shtrimin si nga fillimi derisa te arrijme perseri tek shtresa me specat dhe qepet e marinuara.Vazhdojme me shtresen me kungulleshka dhe salce domatesh.Dekorojme shtresen e fundit me borzilok dhe ullinj.E mbulojme lazanjen me nje plasmas guzhine dhe e leme ne frigorifer te pushoje nga 3-5 ore.Serviret temperature ambienti ose sipas deshires.
Mua me terheq shume si recete.I vetmi ndryshim qe do te bej gjate gatimit,eshte se do kaloj pak filetot e kungulleshkave ne piaster dhe do i marinoj ne pak vaj ulliri.Shpresoj qe tu pelqeje.Ju befte mire!
Nessun commento:
Posta un commento