KJO ESHTE NJE RECETE KORCARE SHUME E THJESHTE DHE E SHPEJTE NE MENYREN E PERGATITJES.ESHTE E KESHILLUESHME ME TEPER PER STINEN E DIMRIT.MUND TA SERVIRNI ME PERIME TE ZJERA,ATO QE DISPONONI.
OSHMARE Korçe
Ne një ene me gjalpe, djathi skuqet pak, hidhet qumësht dhe pasi merr vale i hidhet miell misri, përzihet me shpejtesi qe të mos krijohen kokerriza dhe piqet derisa te shkeputet nga anet e enes dhe te dalë yndyra.
Vendoset ne pjate luge-luge dhe sherbehet e ngrohte
Për 4-5 persona duhen:
Miell misri 3 filxhane caji, qumësht 4-5 filxhane caji, djathe 2 filxhane kafeje, gjalpe 2-3 luge gjelle, kripe
Mund ta zbukuroni dhe si ne figure,duke shtuar siper copa djathi te bute ose kackavall te grire e proshute te prere holle
Ju befte mire!
Nessun commento:
Posta un commento