- Nje lepur
- 2kokrra qepe
- 2karrota
- 4-5 thelpinj hudher
- 2-3 gjethe dafine
- nje gote plastike(nga ato nje perdorimshet) uje
- 1 gote vere e bardhe secco
- 1gote vaj ulliri
- nese na ndodhen nje kuti konserve me kerpudha
- piper i zi koker
Menyra e gatimit:
Lepurin e lajme,e pastrojme mire dhe si eshte e futim ne tenxheren me presion.e mbulojme me qepet e grira ne copa te medha per se gjati,karotate prera ne 2 pjese,hudhrat te paqerruara(me kemishe si quhen)kerpudhat,vajin,veren,ujin,kerpudhat,gjethet e dafines dhe piperin e zi koker.kripe,sa duhet.Mbyllim tenxheren e presionit dhe qe nga momenti qe ndiejme qe bie ne vale e leme te zieje 10' ne flake mesatare.Pas kesaj kohe,e leme te dale avulli dhe e futim ne furren e nxehur ne 220° per 30' ose me mire derisa lepuri te kete mare faqe ne te dy krahet.Nese ju duket i thate mund te shtoni dhe nje gote uje ose vere sipas deshires.
its a excellent food
RispondiEliminaquesto e un piatto speciale
RispondiElimina