martedì 28 febbraio 2012

Receta per buken

Si te bejme vete buken?Dihet qe edhe buka nuk eshte gjithmone e njejte:varet nga perberesit qe do te perdorim,punimi,lloji i miellit etj.kam  vendosur tu shkruaj disa receta te ndryshme per gatimin e bukes ne kushtet e shtepise.

Per nje buke ose per 18 panine duhen:
  1. 250ml qumesht i ngrohte
  2. 15gr maja e fresket,ose 7gr maja e thate.
  3. 1luge e voge mjalte
  4. 450gr miell per buke
  5. 1 veze e rrahur pak
  6. 40gr gjalpe i shkrire
Pergatitja:
Hedhim ne nje tas,majane qumeshtin dhe mjaltin dhe i trazojme pak derisa te behet e gjitha nje mase e lengshme.Leme te pushoje per 10' derisa ne siperfaqe te formohet nje shkume e lehte.Ne nje ene tjeter,vendosim miellin dhe 1/2 luge te vogel me kripe te cilen e perziejme natyrisht me miellin.Hapim nje gropez ne mes dhe fillojme te bashkojme ne te perzierien me majane,gjalpin dhe vezen.
e punojme mire per gati 10',nese na duket brumi i bute dhe ngelet neper duar,eshte e preferueshme qe ta punojme mire dhe jo ti shtojme miell tjeter.
E mbulojme me nje pecete dhe eleme te vije.
Nese kemi vendosur te perdorim stampen e bukes per pjekjen atehere marim nje stampe te madhesise:30x11cm,e lyejme me vaj dhe miell vendosim ne te brumin dhe e shtrijme mire duke e shtypur dhe hapur njetrajtesisht.e mbulojme perseri dhe e leme te vije derisa te shohim qe ka arritur vellimin e duhur.
nderkohe ngrohim stofen ne 190°C.
E pjekim per gati 25 minuta,derisa buka te rezultoje e kuqe ne siperfaqe dhe te kulloje.E leme te ftohet ne nje vend te paster.Kjo buke eshte ideale per tosta,apo e lyer me gjalpe ndersa eshte ende e ngrohte(maksimumi :))

lunedì 27 febbraio 2012

Supë orizi me vezë dhe me limon




Për 4-5 persona duhen:
* lëng mishi 1,5 litra
* oriz 4 lugë gjelle
* gjalpë 10 gr ose l lugë gjelle
* 1 të verdhë veze
* 1/2 kokrre limon
* majdanoz, kripë, piper i zi.


 Përgatitja:
Në lëngun e mishit hidhet orizi i larë e i pastruar, kripa dhe lihen
të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 30 minuta. Në fund supës i shtohet
pak lëvore limoni e grirë me rende; i jepet një valë, hiqet nga zjarri
dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhën e vezëve. Për këtë, në
një enë porcelani hidhet e verdha e vezës, rrihet mirë dhe duke e
rrahur i shtohet lëng limoni ose limontoz i tretur në ujë dhe pak e nga
pak lëng supe. Në fund rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper
të zi, sipas dëshirës.

oriz me perime


Oriz me perime


Përbërësit (për 4 persona):
* 1 qepë mesatare,
* 1 karotë mesatare,
* bizele të ziera,
* 1 domate mesatare (ose pakë salce),
* 3 filxhanë çaji (mesatarë) oriz,
* 11ugë supe gjalpë i freskët,
* 3-4 lugë supe vaj ulliri ose luledielli
* 6 filxhanë çaji (mesatarë) me ujë të nxehtë.

Përpara se të fillojë përgatitja e gjellës përfundimtare, karotat dhe bizelet duhet të ziejnë përreth 30 min secila.
Mënyra e gatimit:
Hedhim në një tenxhere me fund të gjerë (apo në një tigan të madh me kapak) 1 lugë supe të mbushur me gjalpë. Pa u skuqur gjalpi shtojmë qepët e prera kubik. I trazojmë ato me një lugë druri pasi lënë të skuqen e aq më tepër të nxihen.

Ky është momenti që përcakton shijen e gjellës që do të përgatisim, prandaj njerëz kini kujdes mos e lini kurrë qepën në zjarr e të bëhet vetë. Kur të bjerë zilja e derës apo e telefonit largoni tenxheren nga zjarri pasi ta keni shuar atë.

Pasi janë zverdhur e zbutur pak qepët, hedhim karotat e prera kubik (ashtu si dhe qepët). Në fund shtojmë domatet, te cilat i kemi prerë përsëri kubik (pasi t'i kemi hequr lëkurën dhe farat).

Pasi i kemi rrotulluar dhe pak domatet shtojmë bizelet e ziera, kripën dhe pak piper
të zi. Në masën e perimeve hedhim sasinë e orizit dhe ujë të përvëluar sa dyfishi i orizit. E përhapim masën në ujë në mënyrë të njëtrajtshme, i shtojmë sasinë e vajit dhe
e mbulojmë me kapak.

Nëse uji ndërkohë ka filluar të vlojë e ulim gradacionin e nxehtësisë, të cilin më vonë e kalojmë në minimum. Nuk duhet ta trazojmë masën e gatuar derisa të vaket. Me vonë, nëpërmjet një luge të sheshtë tavash e kthejmë pjesë-pjesë në mënyrë që yndyra të përhapet njëtrajtësisht.

çomlek me mish lepuri

Përbërësit:
*1 lepur i prerë në copa,
*1 kg qepe te vogla,
*2 qepë mesatare,
*4 gjethe dafine,
*4 thelpinj hudhër, rozmarinë,
*4 domate të grira (ose 1 kuti konserve), pak sheqer, piper pluhur, piper kokërr, kripë, gjysmë shishe uthull, 1 filxhan verë e kuqe.
Një natë më parë vendosim mishin e lepurit në një enë ku të kemi hedhur uthull, ujë, gjethe rozmarine, 2 gjethe dafinë, 1 qepë të prerë në feta, 3 thelpinj hudhre të shtypur, kripë dhe piper.
Të nesërmen fillojmë përgatitjen e çomlekut. Skuqim në një tenxhere qepën e grirë bashkë me hudhrën. Pastaj në tenxhere vendosim edhe mishin e lepurit (pasi e kemi kulluar) dhe e skuqim pak, sa të marrë një ngjyrë të lehtë. Shtojmë 1 gotë ujë dhe e lëmë të ziejë në zjarr shumë të ngadaltë.
Në një tenxhere tjetër hedhim qepujkat e paprera (1 kg) dhe i kaurdisim bashkë me 1 thelb hudhre të grirë. Pastaj i hedhim në tenxheren ku po zien lepuri. Shtojmë 2 gjethe dafine, piper, piper kokërr, domatet e grira, pak sheqer dhe verën.
I lëmë në zjarr derisa të mpikset salca. Çomleku nuk duhet të ketë shumë lëng.

venerdì 10 febbraio 2012

Embelsira per Shen Valentinin:Paste roze

Shen Valentini po afron dhe per ata qe u pelqen te surprizojne ne menyre kreative,ja nje recete per  pergatitjen e nje embelsire te thjeshte por "shokuese":pastet roze.Pastat mund ti pergatitni me sfoljaten edhe 1 dite me pare dhe me pas ta vishni me krem e glase diten e festes
Duhen:
  1. 2 pete pasta sfoglia
  2. 20cl. qumesht i scremuar
  3. 2luge niseshte misri
  4. 2 te verdha vezesh
  5. 100gr çokollate e bardhe 
  6. 1/2 zarf sheqer puder me vanilje
  7. 70gr gjalpe
  8. 70gr sheqer pluhur
  9. 1 luge kirsch(liker qershie)
  10. 2 pika ngjyroses ushqimor roze
Pergatitja:
Ndezim furren ne 200°.Palosim secilen nga petet ne dysh dhe e shtrijme mire me petes.
Presim 4 zemra duke u ndihmuar nga forma te gatshme ose mund te prisni nje cope kartoni duke i dhe ne formen e zemres...Pjekim petet ne furren e ngrohte per 12' pastaj i leme te ftohen me deren e furres te hapur.Pas ftohjes ndajme ne dy pjese peten ne trashesi,pra pa prishur formen e zemres.

Per kremin:veme qumeshtin te valoje,rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin,sheqerin me vanilje dhe niseshten.I tretim te gjitha ne qumesht te ngrohte dhe e leme ne zjarr mesatar kremin qe te trashet.Heqim nga zjarri dhe bashkojme çokollaten e bardhe dhe gjalpin e ndare ne copeza.Leme kremin te ftohet.

Pergatitim ne fund glasene roze duke perzier:Likerin,ngjyrosesin dhe sheqerin pluhur.
Pra mbushim pastet ne mes me kremin,bashkojme dy pjeset dhe i mbulojme siper dhe anash me glasene.

lunedì 6 febbraio 2012

sallate me patllexhane(shume e thjeshte)

Kjo eshte nje sallate shume e lehte dhe e shpejte per tu realizuar,duhet pak kohe vetem per pjekjen e patllexhaneve ne fure.

Duhen 3-4 patllexhane,
hudhra sipas deshires
vaj ulliri
majdanoz i grire holle

Veme patllexhanet pasi i kemi lare,ne furre te piqen,me gjithe lekure.Kujdesemi duke kontrolluar qe te piqet ne te gjitha anet.I nxjerrim nga furra dhe presim pakez te ftohen,i qerojme nga lekura dhe i presim ne copeza te vogla ose i shtypim me pirun,perziejme ne to hudhren e shtypur dhe 2-3 luge vaj ulliri dhe kripe.I rregullojme ne pjate duke i zbukuruar me majdanoz te grire holle


supe peshku me perime

Për 4-5 persona duhen:
lëng peshku 1.5 litra, patate 2-3 kokrra, karota 3-4 copë, mashurka 8-10 copë, selino, vaj 3-4 lugë gjelle, domate 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz, dafinë.
Pergatitja:
Patatet , karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj (mundësisht vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karotat, selinoja, mashurkat, pak miell dhe pasi kaurdisen shtohen domatefreskëtacilave u ëshpastruar lëkura. Lëngu i peshkut i përgatitur qysh më parë dhe i kulluar i hidhet përzierjes dhe lihetmarrë valë, shtohen patatet dhe lihenziejnë rreth 10-15 minuta derisajenë gati. Gjazierjes hidhet një fledafine. Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz. Gjavendosjes në pjahidhen copa tul peshkuziera epastruara nga halat.

supe magjerica

Për 4-5 persona duhen:
të brendshme 250-300 g, gjalpë 50 g, ose 1 lugë gjelle, oriz 3 lugë gjelle, qepë të njoma 2-3 copë, vezë 1 kokërr, limon 1/2 kokrre, kopër, piper i zi.
Pergatitja:
Kjo supë përgatitet me të brendshmet e bagëtive të imta, me përjashtim të plëncit. Nga koka dhe këmbët mund të përgatitet lëng, ndërsa në mungesë të tyre mund të përdoret lëng mishi i zakonshëm ose ujë. Të brendshmet shpëlahen dhe përvëlohen me ujë të vluar, kullohen dhe priten në copa të vogla kubike. Në tenxhere me gjalpë kaurdisen të bardhat e qepëve të njoma derisa të vyshken, por të mos marrin ngjyrë, shtohen të brendshmet, kaurdisen pak, shtohet lëngu i tyre dhe kur të marrë valë hidhet orizi i pastruar e i larë. Supa lihet të ziejë derisa orizi të jetë gati, rregullohet me kripë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash pritet me vezë e limon. Në fund të supës i hidhet kopër e grirë hollë dhe piper i zi i bluar.
Në qoftë se kemi lëng koke e këmbësh, atëherë ato pastrohen nga tuli i cili copëtohet dhe hidhet në supë.

venerdì 3 febbraio 2012

fli kosove-recete Kosove

Fli Kosove
Për 4-5 persona nevojiten:
Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujë, kripë,
Per masën duhet: 200 gr gjalpë,
2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj.

Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.

qumeshtor-recete tradicionale

Qumështor


3 litra qumësht
250 gr miell misri ose miell orizi
4 vezë të freskëta
200 gr gjalpë
250 gr sheqer
50 gr miell sa për të bërë një petë si për byrek që shtrohet në tavën që përpara është e lyer me yndyrë.
Në një enë tresim miellin e misrit me sheqerin me pak qumesht dhe e lëmë mënjanë. Vëmë tenxheren me qumësht që të valojë dhe mbasi fillon të marri valë shto të gjithë atë që trete me qumësht dhe fillo trazoje që të mos ngjitet, shto dhe gjalpin. Kështu vazhdo deri sa të marri valë në zjarr të ngadaltë. Hiqe nga zjarri dhe shto 3 vezët e rrahura më parë duke e trazuar gjithmonë. Hidhe mbi petën e hapur ne tavë dhe më pas mbështill anët e petes rreth e qark. Pjesa e mbetur pa petë (mesi i taves) i hidhet veza tjetër e rrahur, duke mbuluar të gjithë kremin. Fute në furrë dhe piqe deri sa të marri ngjyrë të kuqerremtë, në 220°C, nxirreni nga furra dhe lëreni që të ftohet dhe të mpikset, ëmbëlsira hahet e ftohtë.

Lakror me miell misri

Ja dhe disa receta  tradicionale shqiptare:
Lakror me miell misri (porcion për 4-5 persona)     
2 gota ujë miell misri
1 kg spinaq
2 gota ujë
2-3 lugë gjelle vaj, pak kripë
Mielli i misrit hidhet në një tenxhere me ujë të valuar me pak kripë dhe përzihet derisa të bëhet një llapë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet në tavë të lyer me yndyrë. Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet nje shtresë e hollë miell misri.

giovedì 2 febbraio 2012

Tortilla spanjolle



Per 3 persona.

3 patate
3 veze
1 spec
1 luge gjelle vaj ulliri
1 qepe (sipas deshires)
kripe
piper i zi (sipas deshires)

-qerojme patate i lajme , i presim ne feta shume te holla dhe i vendosim ne nje ene plot me uje te kripur.
lajme dhe presim ne fije te holla specin
-nxehim vajin ne nje tigan
-shtojme qepen (nese e duam me qepe)dhe specin dhe e skuqim sa te zbutet jo te skuqet.
-shtojme patatet, i trazojme shpesh here qe te mos ngjiten dhe te mos skuqen por te zbuten ne nje zjarr te lehte. Ju hedhim kripe dhe piper.
-rrahim vezet ne nje ene pak te thelle, ju shtojme kripe dhe piper.
-shtojme patatet e skuqura tek vezet dhe i trazojme te gjitha mire.
-vendosim tiganin prape ne zjarr dhe kur te jete nxehur mire shtojme perzierjen.
-i vendosim kapak dhe e leme ne zjarr jo shume te forte per rreth 2 minuta.
-pastaj e kthejme nga ana tjeter e lejem ne zjarr dhe 2 minuta te tjera dhe pastaj e servirim
(-nese kur jeni duke e skuqur tortijen e shihni qe tigani eshte pak i thate mund ti shtoni dhe pak vaj
-tortijen mund ta ktheni nga ana tjeter me nje pjate te madhe ose me kapakun e nje tenxhereje ose te tiganit)