mercoledì 20 giugno 2012

Banana split

Kjo eshte nje recete e thjeshte qe mund tua ofroni femijeve tuaj rreth ores 16...
Perberesit:
  1. nje banane
  2. 1 luge akullore me shije kakao
  3. 1 luge akullore me shije panna
  4. 1 luge akullore shije luleshtrydhe
  5. 150 ml panna te fresket
  6. 80 gr çokollate fondente
  7. 2 luge reçel luleshtrydheje
  8. çokollate te grire dhe qershi te sheqerosura
Pergatitja:
Hapi i pare:grijme çokollaten dhe e shkrijme ne banjo maria.pasi te jete shkrire,shtojme panen..Marim reçelin e luleshtrydhes dhe e shtypim ne nje kulluese me qellim qe te ngelen ne te farat dhe te behet si pure.Presim bananen ne 2 pjese ne gjatesi dhe i veme ne nje pjate.Mbi te vendosim 3 akulloret  me panna,luleshtrydhe dhe kakao.Siper e zbukurojme me kremin e çokollates dhe te luleshtrydhes ,pastaj me panna te montuar,3 qershizat dhe ne fund copeza lajthie dhe çokollate.

martedì 19 giugno 2012

KROKETA ME KACKAVALL DHE SALLAM

Kjo eshte nje recete shume e shijshme per femijet tuaj.Provojeni!

Për 6 persona nevojiten:

* l kg patate 
* 150 gr. sallam të prerë hollë 
* 150 gr. proshutë të prerë hollë 
* 2-3 qepë të prera hollë 
* 100 gr. kaçkavall të grirë 
* 100 gr. gjalpë vegjetale 
* l kg vaj për skuqje 
* 4 vezë 
* galetë (bukë gruri si pite e thatë, pjekur dy herw) 
* miell 
* kripë piper.


Pergatitja:


1. Pastroni patatet, ziejini dhe shtypini derisa të bëhen pure. Vendosini në një enë ose tas të madh.

2. Në një tigan nxehni gjalpin dhe skuqni qepën. Më pas shtoni proshutën dhe sallamin. Lërini për disa minuta, derisa të skuqen lehtë.

3. Hidhni masën e sallamit në purenë e patateve. Shtoni gjithashtu 3 të verdha veze si dhe pak kripë e piper. Punojeni masën me duar dhe bëni qofte të vogla të rrumbullakëta.

4. Rrihni 3 të bardhat e mbetura të vezëve si edhe vezën e plotë që mbeti. Kaloni me miell qoftet e formuara, lyejini me vezë dhe në fund rrokullisin i në një pjatë me galetë të bluar.

5. Skuqini kroketat në vajin e nxehtë dhe pasi të jenë gati lërini të kullojnë.

6. Shërbejini të ngrohta.

SUPE ME QOFTE

Për 4 -5 persona duhen: 
Qofte te vogla,
1 e verdhe e vezes
1 luge kos , majdanoz, 
50 gr vaj, 3 lugë gjelle miell
 lëng mishi 1.5 litra, gjysmë kokërr limon, kripë dhe piper të zi.




Qoftet kaurdisen pak me vaj, shtohet ujë i vluar në masën që nevojitet për supën dhe lihet të ziejë për 10-15 minuta. 
Në një tenxhere tjetër kaurdiset pak miell me gjalpë, shtohet qumësht dhe lëngu i qofteve. Përzihet shpejt që të mos krijohen kokrriza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme. Rrahim të verdhat e vezëve, shtojme pak kos, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe pastaj hidhet në supë. Në fund hidhen dhe qoftet e vogla, pastaj rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi.

Petulla me kos

Ja dhe receta e petullave me kos.Femijet tuaj do te kenaqen shume nga kjo recete.

Për 4-5 persona duhen:Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe,sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje




Ne një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripe dhe yndyre, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier më pak sode. Brumi ne këtë rast është gjysmë i trashe. Ne tigan hidhet pak yndyre (1/2 luge gjelle). Kur yndyra te jetë nxehur, hidhet brumi(një luge gjelle për cdo petull). Largesia nga njera tjetra duhet te jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njera anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi te jenë skuqur mirë vendosen ne pjate, sperkaten pak me gjalpe dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjalte.

RECETE VERORE

kjo eshte nje recete e thjeshte dhe e shpejte verore.

Per 2-3 persona:
3 kunguj
150 gr djathe i bardhe
1 veze
nje grusht majdanoz dhe koper
miell misri me sy



Pasi ti grini kungujt ne rende ose robot, shtojini majdanozin dhe kopren e grire holle,vezen, djathin e grire po ashtu holle dhe me ne fund miellin. Mielli duhet kontrolluar me kujdes teksa hidhet ne menyre qe te mos e kaloje masen e duhur  Me pas me nje luge merrni nga masa dhe hidheni per tu skuqur ne vaj te nxehte. Servirini te nxehta dhe me kos afer.