kjo eshte nje recete e thjeshte dhe e shpejte verore.
Per 2-3 persona:
3 kunguj
150 gr djathe i bardhe
1 veze
nje grusht majdanoz dhe koper
miell misri me sy
Pasi ti grini kungujt ne rende ose robot, shtojini majdanozin dhe kopren e grire holle,vezen, djathin e grire po ashtu holle dhe me ne fund miellin. Mielli duhet kontrolluar me kujdes teksa hidhet ne menyre qe te mos e kaloje masen e duhur Me pas me nje luge merrni nga masa dhe hidheni per tu skuqur ne vaj te nxehte. Servirini te nxehta dhe me kos afer.
Nessun commento:
Posta un commento