mercoledì 31 ottobre 2012

Supe kunder gripit (receta te gjyshes :) )

Shpesh shendeti kalon nepermjet tavolines.Le te provojme ne kete stine te ftohte pjata te cilat parandalojne gripin dhe te ftohurin.Kjo do te jete dhe dreka ime per sot.

Perberesit:


  • 1 pule e ndare dhe e prere ne copa
  • 3 karota
  • 2 patate
  • 1 sedan (nuk e di mire si quhet ne shqip kjo,po ju bashkangjit fotografine)
  • 6domate
  • 1 qepe 


Pergatitja:
Presim pulen ne copa,patatet dhe domatet ne kubike,karotat ne rrathe,qepen dhe sedanin holle.
I veme te gjitha ne nje tenxhere te larte te zjejne,i mbulojme mire me uje dhe i leme ne zjarr perreth 90'.
Nese doni mund te shtoni ne fund 1 dore makarona per supe ose fidhe,te cilat zjejne me shpejt.


shenim:E di qe shume nga ju do te me thone ti kaurdis me pare ne vaj,qepen,domatet....etj....por meqenese eshte nje recete ne te miren e shendetit,evitoj ta bej kete gje,pasi skuqja shkaterron shume nga vlerat ushqimore...Sipas deshires mund te shtoni ne recete perime te tjera,te cilat mund te bejne vetem mire...




Ne figure eshte sedano,qe perdoret ne supa,pasi jep shije dhe arome,perveç vlerave te tjera.

Ju befte mire!!!

domenica 21 ottobre 2012

Byrek me qepe dhe arra.

Byrek me qepe dhe arra...ca i thone dhe burek :D
Sa nga ju e kane provuar kete pjate?Eshte nje nga me te shijshmet,e ne rast vizitash do ti benit miqte te lepijne thonjte :)

Per 4-5 persona duhen:

  • miell-500gr
  • uje 6 filxhane kafeje
  • kripe
  • niseshte per hapjen e peteve
Per mbushjen:
  • 4 qepe te medha
  • arra te qeruara dhe te grira 1 filxhan çaji
  • vaj 1 filxhan kafeje
  • gjalpe ose vaj per sperkatjen e peteve
Pergatitja:
Punojme brumin dhe e ndajme ne kuleçe te vegjel ne dy sasi te barabarta per peten e siperme dhe te poshtmen.
Lyejme tepsine me vaj ose gjalpe sipas deshires apo dietes tuaj.

Hapni çdo topth apo kulaç ne rreth me diameter  15 cm(edhe me pak nese nuk jeni shume eksperte)
Sperkatim me vaj ose gjalpe çdo rreth derisa te kemi mbaruar gjysmen e kuleçeve.
Hapim peten me diametrin e tepsise dhe e shtrijme mbi te.
Shtojme gjellen e ftohte.
Po keshtu veprojme dhe per hapjen e petes se dyte,vetem se ajo duhet te hapet me e madhe ne diameter se e para dhe shtrihet ne menyre te tille qe te krijoje rrudha.

Per pergatitjen e gjelles:
Kaurdisim * qepet ne vaj  me zjarr te ngadalshem.Sapo fillojne te veniten pak shtojme arrat e qeruara dhe te grira ne copa te vogla.Vazhdojme te kaurdisim derisa qepa te zverdhet dhe te tretet.shtojme pak uje sa te mbulohet gjella dhe e leme te zieje ne zjarr ta ngadalshem

Gjella natyrish pergatitet para brumit dhe mbushja behet  kur ajo te jete e vaket ose e ftehte,pasi ne te kundert rrezikon te shpoje peten.

*kaurdisim-Nje vizitor i blogut me beri verejtje,qe kemi fjalen tone te bukur shqipe "kavardisim" dhe jo kaurdisim.Kur behet fjale per gjuhen time te shtrenjte perpiqem te jem sa me perfekte gjithmone,jo vetem ne blog.I hodha nje sy edhe disa librave mbi gatimin ne shqip por edhe atje gjej te perdorur fjalen kaurdisim. Me dukej çudi te kisha gabuar...gjithsesi nje fije e holle dyshimi...
:D


Ju befte mire!


Si mund te bejme nje "bakllava" te shpejte

Si mund te bejme shpejt e shpejt nje bakllava edhe pse viti i ri nuk ka erdhur ende :) ?
E kam vene mes thonjezash fjalen pasi si do ta shikoni nga receta i ngjan me teper nje byreku te embel me arra...
Receta:

PERBERESIT:

  • 8 gota miell (dalin pak a shume 35 pete ne mos gabohem)
  • 2veze
  • uje sa duhet per brumin
  • 1luge vaj luledielli
  • arra te qeruara sipas deshires
  • Gjalpe rreth 1kg
PER SHERBETIN:
Sheqer-4 gota uji
Uje-3gota


PERGATITJA:

Ne nje tas,rrahim vezet,shtojme lugen e vajit dhe pakez uje te vakur(kujdes jo te ngrohte shume se priten vezet)

Miellin e mbledhim mbi planin e punes ne forme shatrevani,hapim nje grope ne mes dhe fillojme ta mbledhim dalengadale duke shtuar ne te perzierien veze-uje-vaj derisa ta shohim me sy qe eshte elastik dhe i punuar mire.Beni kujdes te mos jete as shume i bute as shume i forte.

Ndajme brumin ne 4 pjese te barabarta dhe secilen prej tyre e ndajme ne toptha te vegjel.Per ato amvisa qe nuk jane shume te shpejta ne hapjen e peteve keshilloj qe te ndani njehere pjesen e pare te brumit dhe te tjerat ti mbuloni me nje nape te paster derisa petet e para te jene hapur.

Kush ka veshtiresi ne hapjen nje nga nje te peteve,punoni si per byrekun duke i lagur petet me gjalpe pasi te keni hapur rrathe me diameter 10cm (3-4 pete se bashku per çdo here)

Lyejme me gjalpe tepsine dhe fillojme shtrojme petet nje nga nje duke i sperkatur me gjalpe,ose ne rastin e dyte kur i kemi hapur ne grupe prej 3-4 petesh i shtrijme ne tepsi dhe lyejme ndarjen me gjalpe.Hedhim pra shtresen e pare te arrave dhe vazhdojme proceduren si me pare edhe me sasine e dyte dhe te trete te brumit,duke shtruar ne fund te sasise te peteve arra sipas deshires.Pasi te kemi mbaruar pune dhe me shtresen e fundit e presim "bakllavane" ne formen qe deshirojme dhe e sperkasim me gjalpe.

E pjekim ne furre me temperature 120° derisa  te shohim qe petet jane ndare mire nga njera tjetra dhe ka mare ngjyre te kuqeremte.

Tepsia do te jete e diametrit 40-50 cm.

Sipas deshires mund te shtoni rrush ose fruta te thata.

Pergatitni shurupin  me permasat e mesiperme dhe ja hedhim jo shume te 7' pasi ta kemi hequr nga vala.

Ju befte mire!

lunedì 15 ottobre 2012

Comlek me pule e kumbulla

kete recete e kam nxjerre nga neti,e kam provuar ta bej dhe eshte me te vertete shume e shijshme .

PERBERESIT:


  • -Nje pule te vogel ose me mire 2 zogj fshati
  • -qepujka 1 kg te qeruara dalin rreth 760 gr
  • -nje gote vere te bardhe te kualitetit te mire rreth 200 ml
  • -nje gote uje
  • -piper i zi nje luge caji
  • piper i kuq nje luge caji
  • -kripe nje luge e gjysem gjelle nje luge per qepujkat dhe gjysem tek thelat e mishit.
  • -kumbulla te thata majosh jo te embla si ato qe jane ne dyqane por qe thahen vete nga amvisat ose te blera nga fshataret 200 gr-250 gr
  • -2 luge gjelle narden ose salce kumbulle te tharte (ketu blihet ne dyqan turk)
  • -3 thelpinj hudhra-
  • 2-3 gjethe te vogla dafine
  • -2 karafila
  • -nje dru te vogel kanelle
  • -vaj ulliri 70-100 ml
  • -miell tek qepujkat nje luge gjelle dhe tek thelat e pules i lyen mire nga te gjitha anet,por jo patjeter mund edhe ta besh pa miell por ashtu ka nje shije te vecante dhe salca lidhet dhe copat dalin me bukur.
PERGATITJA:

Ne fillim lajme mire e mire pulen ose zogjte i presim ne thela i kriposim dhe i lyejme me pak miell e i skuqim lehte fare sa te marrin nje ngjyre te lehte.I veme ne tenxhere te zihen pak rreth 15 min me nje gote uje.
Qepujkat e qeruara i kaverdisim lehte fare ne vaj ulliri i shtojme aty miellin dhe e shuajme me veren.Aty shtojme piperin e kuq,kripen dhe erezat e tjera me radhe pervec hudhrave keto i ve ne tave nja 10 minuta para se ta nxjerre nga furra.Shtojme edhe salcen e tharte te kumbllave brenda.
Aty shtojme edhe thelat e mishit me lengun e zierjes.I leme mbi sobe te marrin vale dhe i ziejme lehte rreth 15-20 min mbi sobe dhe pastaj shtojme edhe kumbullat e thata.
I veme ose ne tave balte ose ne tenxheren tave ku i kemi zier dhe i pjekim ne furre te nxehte 220 grade ne fillim e mbuloj me leter alumini lart dhe para se ta heq nja 10-15 minuta shtoj hudhrat ja heq edhe letren dhe e le te marre nje faqe siper.Pasi eshte bere e heq nga furra dhe e le te pushoje nja 10-15 min para se ta servir!

Shenim:fotografia eshte thjesht dimostrative nga neti...receta behet akoma me e bukur se kjo ne figure.
Ju befte mire!

domenica 14 ottobre 2012

Fileto peshku e mbeshtjelle me brume pice

Kjo eshte nje recete,qe s'kerkon shume pune.

Fileto peshku.Mund ti grini siper domate,karota,kokrra ulliri te zi,majdanoz,hudher...dhe ta mbeshtillni si ne figure:perdorni ose pasten sfoglia,ose brumin se per byrek,me maja...:)


Kerpudha

Sot me sollen disa kerpudha,te cilat i lava,i pastrova dhe i gatova shume thjesht.Iu dhashe filllimisht nje vale ne uje me kripe,as nje minute,me pas i kullova dhe  i lashe te thahen mbi zjarr,ne tigan.Shtova gjalpe dhe 2 thelpinj hudher; i kavardisa mire sa moren nje ngjyre te kuqeremte,i shuajta me pakez vere te bardhe,shtova 1 luge miell dhe si mori ngjyre te kuqeremte dhe mielli shtova me sy uje per te arritur trashesine ne te cilen i preferoja.Dolen shume te shijshme.

sabato 13 ottobre 2012

Si behet brumi per makaronat?

Si gatuhet brumi per makaronat?
Per t'iu pergjigjur kesaj pyetjeje duhet me perpara te zgjedhim llojin e makaronave...Une sot po ju jap tre alternativa te ndryshme se bashku me recetat perkatese.

Shenim: mielli me i mire eshte ai i tipit grure i bute 00 dhe jo semola(perveç rastit te dyte)
vezet duhet te jene ne temperature ambjenti dhe jo te ftohta nga frigoriferi.

Lloji i pare:
Ideale per te gjitha llojet e makaronave te prera,por edhe ato te  mbushura:
  • 300gr miell gruri i tipit 00
  • 3veze,1 luge vaj
  • 1/2 luge kafeje kripe,1luge uje sipas rastit

Lloji i dyte:
Ky lloj brumi eshte ideal per makaronat e mbushura te tipit ravioli,tortellini etj...
  • 300gr miell i tipit semola gruri i forte(eshte me i verdhe ne sy dhe disi me i ashper)
  • 2veze
  • 4 te verdhavezesh
  • 1/3 luge kafeje me kripe,1 luge uje sipas rastit
Lloji i trete:
Eshte brume me shije te veçante,per shkak te perdorimit te shume vezeve.
Gjate gatimit brumi rritet ne vellim.Eshte i pershtatshem per makarona te tipit tagliatelle,fettuccine e te tjera te ngjashme...
  • 300gr miell gruri i tipit 00
  • 1veze e plote,7 te verdha,1 luge vaj
  • 1/2 luge kripe,1 luge uje sipas rastit

Punimi:





  • Sitim miellin mbi planin e punes e mbledhim grumbull dhe hapim nje vrime ne mes,ku hedhim vezet,vajin dhe kripen.
  • i rrahim pak me nje pirun ose me dore perberesit ne mes dhe me pas fillojme te punojme brumin.
  • Neqoftese kemi veshtiresi per mbledhjen e brumit,pasi rezulton disi i forte,shtojme 1 luge gjelle uje.Pasi e kemi punuar brumin mire formojme me te nje top dhe e mbeshtjellim me qese guzhine.
  • e leme te pushoje per 1 ore.
  • Marim brumin dhe e hapim me pets mbi planin e punes derisa te arrije trashesine e deshiruar.E palosim ne tre pjese dhe e presim ne shirita per makaronat e gjata,duke pasur kujdes qe mos te ngjitet brumi...ose ne varesi te llojit te deshiruar te makaronave e presim si duam...



TORTE ME PORTOKALL DHE SHEGE

Meqenese eshte stina e shegeve po ju propozoj kete embelsire te shijshme dhe te zbukuruar nga kontrasti i panes me kokrat e sheges...

Perberesit per torten:


  1. 300gr miell i tipit  00
  2. 1 zarf me maja per embelsira
  3. 150gr  margarine
  4. 2 veze ne temperaturen e ambjentit
  5. 150gr sheqer
  6. 5-6 luge me leng portokalli ose qumesht
  7. lekura e nje portokalli
  8. pakez vaniglie


Per mbushjen:


  1. 300 ml panna
  2. 50gr sheqer pluhur
  3. 1shege mesatare


Pergatitja:

  1. Ndezim furren ne temperature 120°.Marrim nje tave embelsirash te diametrit 20mm e lyejme me gjalpe ose shtrojme ne te leter furre.
  2. Punojme margarinen me sheqerin dhe vaniljen derisa te behet e bute dhe  kremoze.Menjane bashkoni miellin me majane dhe siteni 2 here.
  3. Fillojme e rrahim vezet nje e nga nje dhe pas çdo here qe shtojme 1 veze,shtojme dhe 1 luge miell.Vazhdojme te rrahim mire duke shtuar 2-3 luge miell here pas here...derisa te kemi perdorur gjithe sasine...Sapo perzierja behet disi e thate e hollojme me lengun e portokallit.Ajo duhet te rezultoje  e bute por jo e lengshme.
  4. Shtojme lekuren e portokallit te prere holle dhe pastaj e hedhim ne stampe per tu pjekur.E leme ne furre perreth 40' (gjithsesi kontrolloni per te qene me te sigurt,ashtu si u kam thene edhe here tjeter une perdor shkopin prej druri per shishqebap per te kontrolluar...)
  5. Pasi ta keni hequr nga furra lereni 10' te pushoje dhe me pas e heqim edhe nga tepsia
  6. Kur pandispanja te jete ftohur,ne nje tas rrahim panen derisa te forcohet  dhe ma pas bashkojme sheqerin pluhur.Rrahim per pak sekonda dhe panna eshte gati per farçiture.
  7. Ndajme pandispanjen ne 2 ose 3 shtresa.
  8. Vendosim ne nje piatance shtresen e pare te pandispanjes dhe e mbulojme me pana.Nese preferoni,para se te shtroni panen mund te lagni pandispanjen me pak leng portokalli,ose me shurup si per kek(punoni me fantazi,ne baze te deshires dhe shijes tuaj)Mbi pane shtrojme nje grusht me kokrra shege.Po keshtu do te veprojme dhe me shtresen e dyte dhe te trete...Torta eshte gati.
  9. Ju befte mire!!!


martedì 9 ottobre 2012

Patate fure me djathe dhe proshute.

Perberesit:

  1. 500gr patate
  2.  proshute e tipit speck 150gr
  3. Djathe (preferohet provola affumicata,por mund te zevendesohet me çfaredolloj tjeter djathi te bute)
  4. beshamele
  5. kripe

PERGATITJA:
Presim gjatazi patatet,jo shume holle,i skuqim dhe me pas i veme mbi leter fure ose guzhine qe te humbasin lyren e tepert.

Pergatitim beshamelen me 100gr gjalpe,1 liter qumesht,pak arre moskat dhe pak piper te zi.


Kur beshamela te jete gati ne nje tave shtrojme nje shtrese beshamele dhe m bi te shtrojme fetat e patateve.
Mbulojme me feta djathi dhe proshute dhe siper veme patatet e tjera.Perseritim operazionin derisa te mos kemi me ingrediente.

Mbulojme shtresen e fundit me beshamele,djathe te grire e copa gjalpi. dhe e veme ne furen e nxehur me pare,ne temperature 200°,per 15' Me pas fikim furren dhe e leme taven brenda per 30'.
Tava eshte gati:e shpejte dhe e shijshme.
Ju befte mire!!!


Fileto vici me limon

Perberesit:

  1. Uje  ose leng perimesh 400 ml
  2. mish vici 600gr thuajse per 8 fileto
  3. miell sa duhet per te lyer filetot
  4. 1limon
  5. 1 luge niseshte
  6. 4-5 luge vaj ulliri
PERGATITJA:
Rrahim mishin e vicit te prere derisa te formohen fileto te holla,te cilat me pas i lyejme me miell nga te dy anet.
Ne nje tigan te thelle hedhim vajin e leme te nxehet pak dhe veme te skuqen berxollat ne te 2 krahet duke bere kujdes qe mos skuqen dhe as mos thahen.


I heqim kur jane gati dhe i vendosim ne nje pjate,ne nje vend te ngrohte.
Ne nje ene tretim ne sasine e ujit ose lengut te perimeve, 1 luge niseshte dhe me pas e hedhim tretjen ne tiganin ku skuqem mishin.

E leme ne zjarr duke i shtuar lengun dhe lekuren e grire holle te nje limoni.servirim po deshem me feta te holla limoni.

sabato 6 ottobre 2012

Molle sheqeri (Candy apple)

Ju kujtohen mollet e sheqerit, qe shpesh kur ishim te vegjel i shisnin poshte pallatit?
Mu kujtua thjesht nje dite dhe vendosa te gjeja nje recete ose me sakte te gjeja masat e sakta, pasi per receten nuk duhet ndonje gjenialitet i madh: sheqer i djegur me ngjyroses te kuq.
Eshte shume e thjeshte:

Perberesit:

  • 1gote uji sheqer
  • ngjyroses i kuq
  • 1 luge mjalte
  • molle te vogla jeshile
Pergatitja:

Ne nje tenxhere te vogel te lagur shtojme sheqerin dhe e veme mbi zjarr te ngadalte qe te shkrije. E trazojme me luge druri derisa te karameloset, shtojme ne fund mjaltin dhe ngjyrosesin e kuq aq sa duhet.

Nderkohe mollet i kemi lare dhe ngulur ne steka druri te holla (ide psh mund te konservoni stekat prej druri te akulloreve gjate veres)

Ndersa karameli eshte akoma i nxehte ngjyejme ne te mollet nje e nga nje dhe i veme mbi nje tave me koken poshte. 

Ne vend te sheqerit normal mund te perdorim  karamelin mou.

Receta eshte gati. Mund te kenaqni vogelushet tuaj ;)

ANTIPASTE APO MEZE ME PATELLXHAN DHE SPEC TE KUQ:

Përbersit :

•2 patëllxhanë, 
•2 speca të kuq, 
•2 thelbinj hudhrash, 
•një grusht me arra të copëtuara, 
•gjysmë tufe majdonoz, 
•kripë, 
•vaj ulliri, 
•uthull, 
•piper i zi (sipas dëshirës)

PERGATITJA

Pergatitja:
Se pari piqini patëllxhanët dhe specat mbi sobë. Hiqjani lëkurat. Më pas futini në robot së bashku me arrat e copëtuara, hudhrat e grira, majdanozin, vajin, uthullën, kripën dhe piperin dhe përzinin mirë derisa të përftoni një masë homogjene.
Kimen mbeshtilleni me flete patllixhanesh te pjekur ne forme roleje.





mercoledì 3 ottobre 2012

Recete per briosh apo brioches

Kjo eshten nje  recete ideale per mengjesin tuaj apo edhe te femijeve.
Mund ta emertoj ndryshe edhe si "buka" e mengjesit,pasi  keto lloj paninesh apo brioshesh te bute mund ti mbushni si me marmallate,reçel ose mjalte,ashtu edhe me djathe,proshute,veze,etj,sipas shijeve tuaja.

Per 15 cope rreth 100gr secila duhen:


  1. Gjalpe 70gr
  2. miell i tipit 00 400gr
  3. miell manitoba 600gr *
  4. qumesht 500ml
  5. maja birre 50gr
  6. mjalte 70gr
  7. kripe deri ne 2gr
  8. sheqer 40gr
 *Mielli manitoba,per ata qe nuk e dine,eshte nje lloj mielli amerikan,qe perdoret ne keke,biskota e embelsira,pasi keto do te rezultojne me te buta sesa po te perdornim miell normal te tipit 00.Gjithsesi,ne pamundesi,,,mund te perdorni me se miri miellin 00 ne vend te manitobes.

PER NDRITCIMIN:

  1. qumesht 15ml
  2. 1 veze
PERGATITJA:
-Ngrohim qumeshtin ne temperature rreth 35-36°,pra te vaket.
Ne nje ene per punimin e brumit hedhim:
Miellin(te dyja tipet)
majane e tretur ne pakez qumesht te ngrohte
mjaltin
gjalpin ne temperature ambienti
sheqerin
qumeshtin e ngrohur
kripen 

-Fillojme te punojme brumin,derisa masa te jete e lidhur mire dhe e "shndritshme"

-E leme brumin ne nje ene keshtu perreth 30' ne nje temperature ambienti 24-25°
Pasi te kete kaluar koha e duhur,ndajme brumin ne copa 100gr ose ne sasine e deshiruar dhe formojme me secilen prej tyre shirita per ti dhene me pas formen e nje kermilli si ne figure.

-Vendosim format ne nje tepsi,mbi te cilen kemi shtrire karten e fures.

-Lyejme keshtu brumin me vezen e rrahur me qumesht dhe me pas e leme te vije, ne temperature rreth 28° per 40-50 min(psh ne furren e fikur,por me driten e ndezur)

-Si te mbaroje kjo kohe,i nxjerrim perseri nga furra dhe i lyejme perseri me vezen e rrahur me qumesht.

-I futim ne furren e ngrohur 200° per 20-25 minuta(gjithsesi kontrolloni qe te marin ngjyre te kuqeremte para se ti hiqni)

*Gjate pjekjes eshte mire qe te vini poshte tepsise nje ene(qe duron nxehtesine) me uje
Kur te jene gati i nxjerrim nga fura dhe i leme te ftohen duke i ndare nga jera tjetra.

Ju befte mire!!!