E kam vene mes thonjezash fjalen pasi si do ta shikoni nga receta i ngjan me teper nje byreku te embel me arra...
Receta:
PERBERESIT:
- 8 gota miell (dalin pak a shume 35 pete ne mos gabohem)
- 2veze
- uje sa duhet per brumin
- 1luge vaj luledielli
- arra te qeruara sipas deshires
- Gjalpe rreth 1kg
PER SHERBETIN:
Sheqer-4 gota uji
Uje-3gota

Ne nje tas,rrahim vezet,shtojme lugen e vajit dhe pakez uje te vakur(kujdes jo te ngrohte shume se priten vezet)
Miellin e mbledhim mbi planin e punes ne forme shatrevani,hapim nje grope ne mes dhe fillojme ta mbledhim dalengadale duke shtuar ne te perzierien veze-uje-vaj derisa ta shohim me sy qe eshte elastik dhe i punuar mire.Beni kujdes te mos jete as shume i bute as shume i forte.
Ndajme brumin ne 4 pjese te barabarta dhe secilen prej tyre e ndajme ne toptha te vegjel.Per ato amvisa qe nuk jane shume te shpejta ne hapjen e peteve keshilloj qe te ndani njehere pjesen e pare te brumit dhe te tjerat ti mbuloni me nje nape te paster derisa petet e para te jene hapur.
Kush ka veshtiresi ne hapjen nje nga nje te peteve,punoni si per byrekun duke i lagur petet me gjalpe pasi te keni hapur rrathe me diameter 10cm (3-4 pete se bashku per çdo here)
Lyejme me gjalpe tepsine dhe fillojme shtrojme petet nje nga nje duke i sperkatur me gjalpe,ose ne rastin e dyte kur i kemi hapur ne grupe prej 3-4 petesh i shtrijme ne tepsi dhe lyejme ndarjen me gjalpe.Hedhim pra shtresen e pare te arrave dhe vazhdojme proceduren si me pare edhe me sasine e dyte dhe te trete te brumit,duke shtruar ne fund te sasise te peteve arra sipas deshires.Pasi te kemi mbaruar pune dhe me shtresen e fundit e presim "bakllavane" ne formen qe deshirojme dhe e sperkasim me gjalpe.
E pjekim ne furre me temperature 120° derisa te shohim qe petet jane ndare mire nga njera tjetra dhe ka mare ngjyre te kuqeremte.
Tepsia do te jete e diametrit 40-50 cm.
Sipas deshires mund te shtoni rrush ose fruta te thata.
Pergatitni shurupin me permasat e mesiperme dhe ja hedhim jo shume te 7' pasi ta kemi hequr nga vala.
Ju befte mire!
SPO MARIM VESH ASI GJA PER ZOTIN
RispondiElimina