mercoledì 28 novembre 2012

GEZUAR 100 VJETORIN E PAVARESISE

Per te gjithe shqiptaret anekend botes, urojme nje pervjetor te bukur dhe te paharruar te pavarsise.
Kjo eshte embelsira per diten e sotme. ;)
GEZUAR!!!

Flamuri permbledh kujtimet e shkuara te nje kombi dhe nje gjuhe te pashkruar qe mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me ndjenja. Cilat jane kujtimet qe shfaq, duke valuar, Flamuri yne? Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk jane kujtime lakmirash dhe rrembimesh: jane kujtime vetembrojtjeje me mundime te palodhura dhe me trimerira te gjata e te forta qe kane lene gjurma ne letersine e gjithe popujve te qyteteruar. Nga kjo pikepamje mund te mburremi se Flamuri yne, sic eshte nje nga me te vjetrit e botes, eshte dhe nje nga me te drejtet.
Faik Konica

lunedì 26 novembre 2012

Peshk krap i furres me leng



PERBERESIT
  • Krap i pastruar dhe i prerë në feta, 300- 350 gramë
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 3 qepë të grira imët
  • 3 thelpinj hudhër e grirë
  • 2 copë dafine
  • 3 kokrra kumbulla të thata pa bërthama
  • 1 filxhan çaji uthull
  • 1 domate e grirë imët në rende
  • 1 lugë salcë koncentrat
  • 1 lugë kafe sheqer
  • 1 gotë ujë
  • kripë, piper e spec djegës sipas dëshirës

PERGATITJA


 Copat e krapit pastrohen dhe përgatitet
lëngu. Kaurdisen qepët në vaj ulliri derisa marrin ngjyrë dhe iu shtohen njëra
pas tjetrës hudhra, gjethet e dafinës, kripa, piperi, speci djegës, kumbullat e
thata. Përzihen dhe kaurdisen për 2-3 minuta. U shtohet uthulla, salca,
domatja, sheqeri dhe një gotë ujë. Përzihen dhe iu jepet një valim, derisa
formohet një masë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe hidhet në tavë ku vendosen dhe
copat e krapit. Piqet në furrë në temperaturë 150° Celcus, ku krapi piqet në dy
anët. Serviret i spërkatur dhe me majdanoz.

Foto nga neti thjesht dimostrative.

FERGESE TIRANE ME SPECA

Për 4-5 persona duhen:
Speca 8-10 copë mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrë për skuqje: 2 filxhanë kafeje, miell 1 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizë 4-5 lugë gjelle, spec djegës sipas dëshirës


PERGATITJA:

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen,domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet,shtohet mielli,kaurdiset akoma dhe pak, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë.
Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.

Receta tradicionale:embelsire me mjalte


PERBERESIT

Miell 2 gota uji ose 500g
Sheqer 1 gote uji
Mjalte 2-3 luge gjelle
Veze 2 kokrra
Sode nje luge kafeje
Arra 1-2 filxhane kafeje
Gjalpe 2 filxhan kafeje (i shkrire)
Vanilje, kakao nje luge gjelle plot
Dhe dy filxhane uje.

Per shurupin duhen.

Sheqer 3 gota uji
Uje 2.5 gota uji

Ne nje ene perzihen mire vezet, mjalti, gjalpi, uje dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet miell i perzier me sode dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume, qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne nje tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me te verdhe veze, behen disa vijaska me pirun dhe piqet per 30-35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe i hidhet shurup i vakur, jo shume i nxehte, i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit te percaktuar ne normative, hidhet gjalpe, veze dhe mjalte tjeter. (Ujin mos e perdorni ).

sabato 24 novembre 2012

TORTE ME KAFE

"Asgje s'mund te kuroje shpirtin si mund te bejne ndjenjat,ashtu sikurse asgje s'mund te kuroje ndjenjat ashtu sikurse shpirti"
Oskar Wilde.

Mirembrema miq.Sot me pelqeu ta nis me kete citim receten e rradhes.Ju uroj nje mbremje te embel!

PER 8 PERSONA DUHEN:


  • 350GR GJALPE
  • 6veze
  • 175gr sheqer
  • 3 luge kafe(leng)
  • 150 gr miell i bardhe
  • 25gr miell misri
  • 25 gr caffe e ftohte dhe e perqendruar(e forte)
  • 2 luge liker kafeje ose Rum
  • 450gr çokollate
  • 390gr sheqer pluhur
TORTE ME KAFE

1-Ngrohim furren  ne temperature 190°c. Lyejme me gjalpe dy stampa rrumbullake te diametrit 23cm dhe veshim bazen me leter furre.Ne nje tenxhere me uje te valuar mbi zjarr vendosim nje tas qelqi ose balti,thyejme ne te vezet,bashkojme sheqerin dhe nje luge kafe.Perziejme derisa te krijohet nje mase kremoze.Heqim tasin nga banjomaria dhe perziejme derisa te ftohet masa.


2-sitim ne tasin e qelqit dy llojet e miellit,duke i perzier me delikatese.Ndajme perzierjen ne dy stampat.dhe i leme ne fure per 25 min.i lresim dhe i ndajme ne mes horizontalisht.Perziejme kafene me likerin dhe lagim me te 4 shtresat e tortes.Grini 225gr çokollate.

3-Per kremin e kafese.Perziejme 175gr gjalpe dhe bashkojme dalengadale sheqerin pluhur dhe 2 luget e kafese te mbetur.Lyejme bazen e tortes me pak krem kafeje dhe shperndajme 3 luge çokollate te grire.
Perseritim operacionin me shtresat e tjera te tortes.

4-Shkrini çokollaten dhe gjalpin e mbetur dhe lyejme me te siperfaqen dhe anet e tortes.Shperndajme çokollaten e grire dhe leme per 30' te pushoje para servirjes.




giovedì 22 novembre 2012

QOFTE PULE ME SEZAMO

Ashtu si ju premtova,per kete recete do te perdorim tepricaen e mishit te pules,ose nese doni ta provonni gjithsesi,mund te perdorni gjoksin e pules per kete recete te thjeshte,te shpejte e mbi te gjitha te shijshme ;)


Perberesit:


  • 500gr pule ose avanca pule
  • 2veze
  • 30gr tul buke
  • kripe,piper
  • nje luge majdanoz
  • miell,buke te grire
  • fara sezami
  • vaj per skuqje

Pergatitja:

Veme te gjitha perberesit ne mixer,perveç miellit ,bukes se grire dhe sezamit dhe i grijme.
Formojme qofte te vogla,qe i punojme me dore,i lyejme me miell,me pas i kalojme ne nje veze te rrahur e ne fund ne buken e grire te perzier me fara sezami.
Me pas proçedojme me skuqjen.Pjata eshte gati.Ju befte mire!

Oriz me karkalezca deti (gamberi)

PERBERESIT:
PER 4 PERSONA:


  • 320GR oriz
  • 3luge vaj ulliri
  • 1qepe e vogel
  • 150ml vere e bardhe
  • 1gote e vogel Brandy
  • 1 zarf me pluhur te verdhe (zafferano)
  • 600gr domate te kuqe te pjekura mire
  • 1kg karkaleca apo gamberi
  • 3 luge te vogla majdanoz te grire
  • 1spec djeges i kuq
  • kripe
PER LENGUN:

  • 1,3L UJE
  • 150ML VERE E BARDHE
  • 2KAROTA
  • 1QEPE
  • 8KOKRRA PIPER
  • 4BISHTA MAJDANOZI
  • KRIPE

Pergatitja:

Pastrojme karkalecet duke lene menjane kokat dhe guaskat.Eleminojme papastertite e shtylles kurizore(shiritin e zi)
veme kokat dhe guackat e karkalecave se bashku me perberesit per lengun te ziejne ne 1 tenxhere dhe leme te zjejne me zjarr te ngadalshem per te pakten 40'

Ne nje ene skuqim pak orizin me tre luge vaj ulliri dhe qepen,bashkojme domatet,e pastruara nga farat dhe te prera ne fileto,lagim me vere dhe leme te avulloje.Shtojme pluhurin e verdhe dhe specin djeges.
Fillojme te hedhim pak nga pak lengun e pergatitur me pare(natyrisht te filtruar)
Skuqim karkalecat dhe i shuajme me Brandy dhe i bashkojme me orizin ne fund te zjerjes.
Zbukurojme me majdanoz dhe servirim.

Ju befte mire!

mercoledì 21 novembre 2012

Torteza me tagliatelle dhe kerpudha.

Perberesit:


  • 400gr kerpudha te fresketa
  • vaj ulliri
  • 1 thelb hudher
  • kripe,piper
  • 1 tufe majdanoz
  • 250gr makarona te tipit tagliatelle (taliatele)
  • 1 veze
  • 30gr djathe parmigiano ose kaçkavall te grire.

Pergatitja.
1 Pastrojme kerpudhat,i presim ne copa te medha dhe i skuqim ne nje tigan me pak vaj,hudhren e shtypur,dhe pak kripe e piper


2. Kur te jene te zverdhura mire e te zbutura,fikim zjarrin dhe aromantizojme me majdanoz (1 luge) te grire holle

3.Gatuajme taliatellet ne uje te nxehte me kripe,i kullojme kur jane ende "al dente" dhe i bashkojme ne tiganin me kerpudha.Hedhim  atje dhe vezen e rahur me djathin e grire e i perziejme mire.

Lyejme me vaj stampat e silikonit dhe i mbushim me taliatele.

5.gatuajme ne furren e paranxehur ne temp 180° per 20-25'.Kur te jete gati e hedhim neper pjata.
Ju befte mire!

lunedì 19 novembre 2012

Buke e bere vete,gershet

Ja dhe nje recete tjeter per pergatitjen e bukes vete.

PERBERESIT:

  • 40cl qumesht i vakur
  • 30gr maja e fresket
  • 700gr miell i situr
  • kripe sa duhet
  • 1luge me maje sheqer
  • 1 veze e rrahur.
PERGATITJA:

1.Ne nje ene shkrijme ne nqumeshtin e ngrohte majane.

2.Ne nje tas te madh perziejme miellin,kripen dhe sheqerin,hapim nje gropez ne qender dhe fillojme te shtiem ne te qumeshtin. Punojmemire per 10' e derisa te kemi nje brume te bute dhe elastik.E mbulojme me nje picete dhe e leme per 1 ore te vije ne te ngrohte(psh afer kaloriferit)

3.Punojme brumin me shpejtesi dhe e ndajme ne tre pjese te barabarta.Formojme me to tre rripa te gjate rreth 30cm,pak me te holla ne ekstremet e tyre sesa ne qender.Me tre rripat formajme nje gershet,duke i ngjitur mire ekstremitetet me gishtat e lagura me uje.

4.Veme buken ne taven e pjekjes,e mbulojme me leter furre dhe e leme perreth 1 ore,derisa tet dyfishoje vellimin.Ngrohim furren ne temperature 210°C.Lyejme buken me te verdhe veze dhe e leme te piqet per 35-40'

Ju befte mire

venerdì 16 novembre 2012

Patllexhane turshi,te mbushur me speca (piperka) dhe karota

Edhe kjo recete gatimi per patllexhanet e mbushur turshi,kerkon pak pune dhe durim,por eshte e thjeshte per tu arritur.


PERBERESIT:

  • 2 kg patllexhane
  • 1kg uthull
  • 700gr uje
  • vaj ulliri sa duhet
  • speca te verdhe ose te kuq(ose te dyja llojet :) ) 1kg
  • 2 hudhra
  • kripe,piper, dafine,rigon dhe majdanoz
  • 8 karota mesatare

Pergatitja:


Lajme patllexhanet dhe i presim ne mes. I kriposim mire me kripe te trashe  ne gjithe siperfaqen e tyre
dhe i leme ne nje kulluese si tek RECETA BAZE per 12 ore te kullojne.
Pasi kalon kjo kohe,i shtrydhim mire,iu heqim zemren me thike dhe e grijme kete te fundit ne kubike te vegjel.
Nderkohe,menjane kemi lare e pastruar specat apo piperkat ne ripa te holle(shirita sa nje gisht)
kemi pastruar e qeruar karotat dhe i kemi prere ne rota te trashesise 2-3mm
Kemi grire hudhrat e perzier aromat si tek RECETA BAZE

Ne nje tenxhere te thelle hedhim uthullen dhe ujin dhe i leme te bjere ne vale.
Hedhim ne vale me pare specat apo piperkat  pjese- pjese e i leme per 2 min te "ziejne"I nxjerrim dhe i veme ne nje tas te madh e keshtu veprojme deri ne fund...

Ne varesi te gjeresise te tenxheres do te hedhim ne vale sasine e patllixhaneve,me qellim qe ata te mos bien mbi njeri tjetrin (une pssh hidhja nga 4 gjysma apo 2 patllixhane)Meqenese jane pak te medhenj lerini me shume ne zjarr rreth 3-4'.Kujdes te mos i zbutni shume!Ne fund,ju japim nje vale edhe zemrave te patllixhaneve per 2'.
Leme te ftohen pak.Nderkohe kemi pergatitur enen apo enet ku do ti mbyllim.Mbulojme fundin e enes me vaj ulliri.Perziejme specat me erezat,hudhrat dhe pak vaj ulliri.Shtojme edhe karotat e perziejme mire perseri.
Shtrojme nje sasi nga kjo perzierje ne fundin e enes per turshite dhe fillojme mbushjen dhe rradhitjen e patllexhaneve ne  te shtresa shtresa duke i shtypur pak me dore qe te zene mire vellimin e enes.Mbulojme ne fund me nje shtrese specash,hedhim nje fill vaj ulliri nga siper,mbyllim enen dhe e leme nje dite keshtu me qellim qe patlllixhanet te kene leshuar gjithe lengun e pire.Mbulojme me vaj ulliri,ose si ne RECETA BAZE 1/3 e vellimit me uthullen e ngelur  dhe pjesen tjeter me vaj ullirit.Une kam provuar ti mbuloj vetem me vaj ulliri dhe dalin shume te mire.
Turshite do te jene gati pas 40 ditesh.Ju befte mire!

Patllexhane turshi

Ne kete recete po ju jap dy menyra te perdorura nga une per patllexhanet turshi.

PERBERESIT


  • 2kg patllexhane
  • 1liter uthull te kuqe(por nese i doni me pak acide perdorni uthull molle,une kete perdor)
  • 700ml uje
  • kripe sa duhet
  • hudhra 2 kokrra
  • nje dore majdanoz,ca gjethe dafine dhe rigon
  • speca djeges nese i preferoni pikante



RECETA E PARE:

Lajme,pastrojme patllexhanet dhe presim ne rripa te holle sa nje gisht.I veme ne nje kulluese makaronash dhe i perziejme me nje sasi te mire kripe te trashe.I veme nje pjate ose nje ene druri siper dhe me pas nje tenxhere te mbushur me uje si peshe me qellim qe ta humbasin ujin. Une zakonisht e bej kete pune ne darke,natyrisht ne vjeshte ose dimer qe eshte fresket,jo ne vere,pasi edhe mund te prishen...dhe i le gjithe naten te humbasin lengun e tyre.

Diten tjeter ne mengjes i marim me duar,i shtrydhim mire dhe i veme ne nje tas,nderkohe qe ne nje ene kemi hedhur uthullen dhe ujin,e i leme te bien ne vale.Marim nje sasi patlexhanesh e hedhim ne vale per 2' dhe i leme perseri te kulloje ne nje ene lengun qe pine.Veprojme keshtu me te gjithe sasine e patllexhaneve.
Nderkohe grijme holle hudhren,gjethet e dafines,specin djeges nese deshirojme  dhe majdanozin.Perziejme edhe me rigon.

marim nje vazo ose ene tjeter  ku do te vendosim turshite.Shtrojme nje shtrese patllexxhanesh,e sperkatim me nje shtrese nga perzierja e mesiperme me hudhra dhe ereza dhe me pas 2 luge gjelle vaj...vazhdojme keshtu deri ne fund.Mbulojme me erezat  dhe mbyllim vazon per nje dite.Vazoja nuk do te mbushet per momentin me vaj ulliri.Kjo gje do te behet pas nje dite,pasi patllixhanet do te leshojne akoma pak nga lengu qe kane pire gjate  vales.Pra diten tjeter,hapim vazon dhe mbulojme 1/3 e vellimit te vazos me utthullen e mbetur dhe pjesen tjeter me vaj ulliri.Vaji i ullirit duhet ti mbuloje mire patllexhanet,pasi eshte ai qe do te ndihmoje konservimin e mire te tyre.
Mund te filloni ti konsumoni qe ne moment,por eshte e keshillueshme te rrijne rreth 40 dite per nje shije me te arrire.



Kjo eshte receta e re qe provova kete rradhe dhe jane patllexhanet qe shihni ne fotografi...Jane bere shume te mire,por duhet te rrijne akoma edhe pak kohe,keshtuqe nese keni ndermend ti konsumoni shpejt e shpejt edhe keta bejini te grire ose lerini ne vale ca minuta me shume...
KLIKONI KETU PER RECETEN: PATLLEXHANE TE MBUSHUR TURSHI.

martedì 13 novembre 2012

lakror-pice me presh dhe qumesht

Po e quaj keshtu kete pjate pasi ndonese gatuhet si lakrori me dy pete une doja te provoja rezultatin duke perdorur pak maja.Sot bera dy te tille:
Si gatuhet lakrori me presh dhe qumesht?

PERBERESIT:
Per nje tepsi te diametrit 40-50mm

  • PER BRUMIN : 600 gr miell
  • uje i vakur dhe kripe sa duhet
  • maja pluhur: nje zarf


  • per gjellen: 4 koke presh,
  • nje gote uje,
  • nje gote qumesht
  • 4 luge vaje ulliri dhe pak gjalpe
  • kripe sa duhet
PERGATITJA:

PERGATITJA E BRUMIT:

Une ndoqa kete menyre:
Treta majane ne pak uje e perzieva me sasine e miellit te mesiperm te perzier me kripen e deshiruar dhe zura nje brume te bute si per pizza .E ndava brumin ne dy pjese te barabarta,i punova u dhashe rrumbullakesine dhe i lyeva me miell ne te dy anet.Mbulova me nje picete te thate dhe i lashe te vijne per 15-20'.




Nderkohe pergatitim  gjellen.Grijme preshin ne rota te trashesise 2mm dhe e hedhim ne nje tenxhere ku e fergojme per pak me pak me vajin e ullirit.e shuajme me nje gote uje,i veme kapakun dhe e leme te zieje ngadale derisa te pije gjithe ujin.Pasi ta kete bere kete gje i shtojme goten e qumeshtit dhe e leme te zieje derisa te ngelet pak qumesht ne fund.Hedhim sasine e deshiruar te kripes.
Mund ta shtoni sipas deshires me veze dhe djathe.

Hapim peten e pare e shtrojme mbi tepsine e lyer me gjalpe,shtrojme mbi te gjellen.
Hapim peten e siperme pak me te madhe se e poshtmja dhe e shtrojme ne menyre te beje rrudha.perveshim me kujdes anet dhe lakrori-pice eshte gati per pjekje.

Pjekja ne furre me temp max te paranxehur.Do ta lini derisa te skuqet siper duke bere kujdes qe te jete pjekur edhe poshte mire.
Pasi ta nxirrni nga furra,e lyeni mire me gjalpe dhe mbuloheni me nje pjate pice dhe me nje picete,me qellim qe te zbutet...
Pjata eshte gati.Ju befte mire!

Kjo eshte dhe fotografia e lakrorit me presh qe une pergatita sot

RECETA GATIMI: QOFTE ME EREZA

Kjo eshte nje nder recetat Italiane per gatimin e qofteve,qe i perafrohet disi dhe menyres tone te gatimit.
Si behen qoftet?

PERBERESIT PER 40 QOFTE:


  • 150gr buke e thate
  • 2qepe
  • 2thelpinj hudher
  • 1kg mish i grire
  • 3 luge majdanoz i grire
  • 4veze
  • 1 luge e vogel me aroma per cous cous
  • 1 luge e vogel me perzierie 4 erezash te ndryshme
  • kripe,piper
  • 100gr miell
  • 6 luge vaj ulliri

PERGATITJA:

  1. Zbutim buken ne uje per 10',me pas e shtrydhim me duar,derisa te humbasi ujin.
  2. qerrojme qepet dhe hudhrat dhe i grijme se bashku
  3. ne nje tas perziejme mishin,buken e zbutur,qepet,hudhrat,majdanozin,2 veze dhe aromat,kripim dhe hedhim piperin e zi.
  4. ne nje pjate te thelle,rrahim 2 vezet me 2 luge uje.Hedhim ne nje tjeter pjate te thelle miellin
  5. Marrim perzierjen e qofteve dhe me duart te njomura formojme toptha te dimensionit te deshiruar,i lyejme ne veze dhe me pas ne miell
  6. Receta origjinale thote qe do i skuqim ne keto 6 luge vaj ulliri qoftet ne nje tigan natyrisht te veshur,qe nuk lejon ngjitjen.
  7. Une ndjek proçeduren alla shqiptarçe :D.... i skuq ne tigan me shume vaj luledielli dhe i le te kullojne ne leter guzhine,qe te humbin lyren e tepert.
  8. Serviret  me perime te fresketa,sallata dhe shoqerohet me vere te kuqe...ose birra Korça ;)
Receta eshte gati.Ju befte mire!




lunedì 12 novembre 2012

RECETE GATIMI:BISKOTA ME AROME LIMONI


PERBERESIT:

PER 20 COPE DUHEN:


  • 125 gr gjalpe i  zbutur + gjalpi per lyerjen
  • 125 gr sheqer
  • 2 veze
  • 1 limon i patrajtuar
  • 150gr miell
Pergatitja:

Paranxehni furren ne temperature 180°C.Rrahim gjalpin me fruste derisa te zbutet mire,me pas shtojme sheqerin dhe vezet.
Grijme lekuren e limonit dhe ja shtojme perzierjes.Shtrydhim 1/2 limoni dhe e bashkojme lengun ne ene.Perziejme me rrahese derisa te kemi nje mase homogjene.Shtojme pak nga pak miellin duke perzier deri ne fund.

Ne nje tepsi te lyer me gjalpe vendosim brumin  e ndare ne toptha sa nje kokerr arre me distance prej 3cm njera nga tjetra.I leme ne furre per 20' e nese na ka mbetur ende brume pergatitim pjesen tjeter te biskotave ne nje tepsi.

SHENIM:
Per nje arome me intense perdorni lekuren e nje gjysem limoni dhe 1 luge te vogel me esence limoni.
PER TE NDRYSHUAR... :
Zevendesoni limonin me nje portokall dhe ne qender te çdo biskote vendosni nje luge te vogel me reçel portokalli.
Ju befte mire!



domenica 11 novembre 2012

Recete gatimi e thjeshte:petulla te mbushura me sallam dhe djathe

Kjo eshte natyrisht nje recete gatimi shqiptare e dashur per te gjitha grupmoshat.
Si gatuhen petullat me maja?Ne kete rast do te shohim dhe si mund te gatuajme petullat me sallam dhe djathe.Proçedura eshte shume e thjeshte:


Perberesit:


  • 1kg miell te tipit 00 ose semola (une sot po i perziej te dyja llojet)
  • maja buke nje pako te vogel 
  • sallam dhe djathe 250 gr secili
  • uje sa duhet
  • kripe,gjysem luge gjelle,gjithsesi ne baze te deshires
  • vaj luledielli 1 liter
Pergatitja:

Zgjedhim nje tenxhere te thelle,mbushim fundin e saj me uje te ngrohte,shkrijme ne te majane dhe me pas,bashkojme miellin te perzier me kripen dhe fillojme perzierjen derisa te perfitojme nje brume  te bute dhe pa kotka,brumi duhet te jete elastik,por me i bute se i byrekut.bashkojme ne te copat e sallamit dhe te djathit kaçkavall te grira dhe vazhdojme ti punojme energjikisht me dore per 2'. Me pas mbulojme tengjeren me nje nape dhe e leme brumin te vije perreth 30' dhe sidoqofte derisa shikojme qe brumi eshte rritur gati 3-fishuar ne vellim.
Ne nje tigan te thelle hedhim litrin e vajit,e leme te nxehet mire dhe fillojme e marim brumin  me ndihmen e 1 luge ose duke perdorur te dyja duart. Qe brumi i petullave te mos na ngjitet neper duar,mbajme prane nje tas te vogel me uje ku do te njomim gishtat sa here qe e kapim per ta hedhur ne tigan ose ne rast se perdorim lugen e mbajme ne uje dhe e nxjerrim ne momentin e perdorimit....Ndersa petullat skuqen me anen e nje luge ju hedhim siper vajin e nxehte me qellim te fryhen dhe te kullojne sa me mire.Pjata eshte gati.Ju befte mire!
Pas pak fotografia...


giovedì 8 novembre 2012

RECETE GATIMI EMBELSIRA SHQIPTARE,KADAIF.


Sot po ju paraqesim nje recete gatimi te thjeshte dhe mbi te gjitha te shijshme.Behet fjale per gatimin e nje embelsire shqiptare(dhe jo vetem...):kadaifi

Meqenese jemi ne prag festash ja pra receta per:
kadaif i mbushur me arra dhe hallvasi.


PERBERESIT:


  1. 1 pako pete
  2. 500gr kadaif
  3. 250gr hallvasi
  4. 300gr gjalpe
  5. 3 gota uji sheqer +2 gota uje

PERGATITJA:

Shtrojme 2 pete dhe i mbulojme njetrajtesisht gjithe siperfaqen me kadaif  dhe arra.Me pas thermojme pak hallvasi.Sperkasim me gjalpe dhe fillojme e e mbeshtjellim peten ne forme roleje duke lyer me gjalpe anet qe peta te mbyllet e te puthitet mire.
Pasi te kemi ndiekur te njejten procedure me gjithe sasine e peteve dhe te kadaifit,vendosim rolete ne tepsi dhe i futim ne furren e paranxehur ne temperaturen 180°
Leme perreth 25'.Pergatitim sherbetin dhe e leme te ftohet.E hedhim mbi kadaif, te vaket.
Receta eshte gati.Ju befte mire!!!

mercoledì 7 novembre 2012

SI PASTROHEN KALLAMARET?

KJO FIGURE JU SHPIEGON HAP PAS HAPI PASTRIMIN E KALLAMAREVE.








Nese keni veshtiresi me kontaktoni.

Makarona me fruta deti






Makarona me fruta deti ose "spaghetti allo scoglio" si njihen ne itali eshte nje pjate e pare shume e shijshme e cila nuk mungon ne restorantet me baze peshku dhe jo vetem...Ne fakt çdo restorant ka menyren e vet te gatimit te kesaj pjate.Ne po ju prezantojme sot menyren qe na duket me e thjeshte,me e shijshme dhe e arritshme nga amvisat.

PERBERESIT:


  • 4 THELPINJ HUDHER
  • LENG PESHKU 2-3 GARUZHDE
  • KALLAMARE 300GR
  •  MIDHJE 500GR
  • MOLUSQE -vongole 500 GR
  • VAJ ULLIRI GJYSEM GOTE (1/2)
  • DOMATE QERSHI 300GR (DOMATET E VOGLA)
  • MAJDANOZ I GRIRE 3 LUGE
  • SKAMPE(GAFORE) 4  COPE
  • MAKARONA TE GJATA NR 5(SPAGHETTI) 320 GR
  • VERE E BARDHE GJYSEM GOTE
PERGATITJA:

Se pari pastrojme mire midhjet dhe vongolet. Pastrimi eshte delikat pasi sidomos vongolet mund te hapen ne zjarr dhe te gjeni si surprize rere brenda tyre...Per pastrimin e midhjeve:lajini mire me uje te ftohte,hiqjuni "qimen",qe del jashte  tyre,per ti pastruar mire nga jashte mund ti ferkoni me tel enesh ose me nje thike te  vogel...Ne restorante thjesht i ferkojne fort njera me tjetren,por per sasine e vogel qe do te perdorni ju keshilloj kete lloj pastrimi.
Persa i perket pastrimit te vongoleve(mmm se di si i themi ne shqip???) do te kini shume kujdes,pasi ato mund te leshojne rere kur te hapen dhe t'iu prishin gjithe pjaten.Per kete arsye,armatosuni me durim.Merni drurin ku presim perimet apo mishin,merni nje nga nje vongolet dhe i perplasim mbi dru nga ana e çarjes apo hapjes.Nese nga ato do te shihni te dali nje leng i zi,ajo vongol eshte per te hedhur,pasi brenda eshte plot me rere,perndryshe,nese druri ngelet i paster do te thote qe vongola eshte e mire.
Pas kesaj lajme  mire midhjet dhe vongolet me uje te rrjedhshem.Marrim vongolet,i veme mbi tigan me kapak, me zjarr te forte, dhe i leme te hapen.me pas i leme ne te ngrohte ashtu si jane.
Te njejten proçedure ndjekim dhe per midhjet.

Pastrojme kallamaret si ne figure(nese keni veshtiresi me pyesni)
Presim trupin e tyre ne unaza

Ne nje tigan hedhim 2-3 luge vaj dhe hudhrat e prera ne copa te vogla ose te shtypura sipas deshires ose te gjithe nese me pas deshironi ta hiqni nga tigani...trazojme pak dhe me pas shtojme kallamaret.kur keta te zbardhen,shtojme veren e leme te avullohet pak,shtojme majdanozin dhe i leme te ziejne per 10'.Fikim zjarrin dhe i mbajme edhe keto ne te ngrohte.

Marrim skampet dhe ju bejme nje prerje pergjate gjithe shtylles kurizore,me qellim te nxjerrim nje shirit te zi qe ndodhet ne te,e cila po te mos e heqim do i jape gjelles hidhesi.Perdorni nje kruajtese dhembesh per ta terhequr.

Perseri ne nje tigan hedhim 2-3 luge vaj ulliri,hudhren si me siper,e trazojme pak  shtojme skampit te cilat do i skuqim ne gjithe siperfaqen.Fikim zjarrin e i leme dhe keto ne te ngrohte.

Ndajme domatet ne 2 pjese,natyrisht pasi i kemi lare.

Marrim nje tenxhere te thelle dhe me fund te gjere,hedhim 4luge vaj ulliri,2 thelpinj hudher te cilen pasi e skuqim pak shtojme domatet e prera.,i leme te zbuten pak pa e prishur formen.

Nderkohe zjejme makaronat ne nje tenxhere me uje te bollshem dhe te kripur.Presim te ziejne,i heqim 3 minuta perpara kohes se zjerrjes komplet te tyre dhe me pas i kullojme nga uji dhe i bashkojme ne tenxheren ku kemi domatet .Bashkojme gjithashtu kallamaret bashke me lengun e tyre dhe lengun e filtruar te midhjeve dhe vongoleve,nese eshte e nevojshme shtoni ndonje garuzhde me leng peshku.

Nje minute para zjerrjes shtojme midhjet,vongolet dhe skampet se bashku me majdanozin.Rregullojme me kripe e piper dhe pjata eshte gati.

Ju befte mire!
Foto nga web per t'iu dhene ide sa me te qarte.




lunedì 5 novembre 2012

Recete per femije:shporta e kesulekuqes

Edhe kjo eshte nje recete mjaft interesante per t'ia dedikuar femijeve tuaj.Quhet SHPORTA E KESULEKUQES :D...edhe ne kete rast emri i recetes eshte nje program me vete per ta bere sa me te dashur per femijen tuaj...

PERBERESIT:

  • miser dhe bizele te ziera 140gr
  • kukngulleshka te zjera,te skuqura,apo te pjekura sipas shijes se femijes.
  • 4 domate te medha per sallate
  • 100gr couscous*
  • nje kuti me peshk ton ne vaj
  • gjethe borziloku ose aroma te tjera sipas deshires
  • kripe dhe limon sa duhet
PERGATITJA:
Pergatitim kus kusin ne nje tas te madh me qellim qe te nxerri gjithe perberesit.Shtojme 100ml uje te ngrohte
dhe e leme te pushoje per 20' derisa kuskusi te kete pire gjithe ujin.
Me ndihmen  e nje piruni e thermojme mire couscous-in dhe me pas bashkojme ne te tonin e kulluar nga vaji dhe misrin me bizelet.Shtojme aromat e deshiruara dhe perziejme mire-Rregullojme me vaj dhe limon nese deshirojme.
Presim domatet dhe iu japim formen e shportes si ne figure,me pas i mbushim me perzierjen e mesiperme.vendosim ne pjate dhe servirim bashke me kungulleshkat .Pjata eshte gati.
Ju befte mire vogelusha!

*cous cous eshte nje pjate tipike e  afrikes se veriut.Mund ta gjeni te gatshem ne supermarket,nuk e di ne Shqiperi???
Gjithsesi do te punoj per t'iu bashkangjitur receten se si pergatitet.

domenica 4 novembre 2012

Recete per femije:fluturat plot gjalleri

Po e quajme keshtu kete recete te shpejte per femije: FLUTURAT PLOT GJALLERI. Mos nguroni t'ia thoni kete emer femijes tuaj,do ta terheqe pjata me teper...
Kjo eshte nje recete e thjeshte dhe e shpejte qe si kuptohet nga emri ka si perberes kryesor makaronat ne forme fluture.

Perberesit:

  • bizele te zjera ne avull 300gr
  • makarona flutura 280gr
  • proshute cotto 1 fete 100gr
  • kripe e vaj ulliri sa duhet
PERGATITJA:

Nderkohe qe veme te zjejne makaronat, presim ne copa proshuten dhe e kalojme ne tigan ku kemi hdhur pak vaj,me qellim qe ti japim nje ngjyre te kuqeremte,bashkojme bizelet e zjera(ne avull ose si te preferoni)
duke i trazuar per 1-2'.
Kullojme makaronat nga uji dhe i hedhim ne tigan,per 1' ne zjarr te larte.
Pjata eshte gati.E dekorojme me tulin e bukes te prere ne forme fluture ose zemre dhe te zbukuruar me karota te zjera ose jo sipas shijes te femijes tuaj.
Ju befte mire vogelusha!!!