PERBERESIT
- Krap i pastruar dhe i prerë në feta, 300- 350 gramë
- 3 lugë vaj ulliri
- 3 qepë të grira imët
- 3 thelpinj hudhër e grirë
- 2 copë dafine
- 3 kokrra kumbulla të thata pa bërthama
- 1 filxhan çaji uthull
- 1 domate e grirë imët në rende
- 1 lugë salcë koncentrat
- 1 lugë kafe sheqer
- 1 gotë ujë
- kripë, piper e spec djegës sipas dëshirës
PERGATITJA
Copat e krapit pastrohen dhe përgatitet
lëngu. Kaurdisen qepët në vaj ulliri derisa marrin ngjyrë dhe iu shtohen njëra
pas tjetrës hudhra, gjethet e dafinës, kripa, piperi, speci djegës, kumbullat e
thata. Përzihen dhe kaurdisen për 2-3 minuta. U shtohet uthulla, salca,
domatja, sheqeri dhe një gotë ujë. Përzihen dhe iu jepet një valim, derisa
formohet një masë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe hidhet në tavë ku vendosen dhe
copat e krapit. Piqet në furrë në temperaturë 150° Celcus, ku krapi piqet në dy
anët. Serviret i spërkatur dhe me majdanoz.
Foto nga neti thjesht dimostrative.
Nessun commento:
Posta un commento