Receta gatimi nga me te vjetrat, tradicionalet(te gjysheve tona) deri ne recetat e gatimit me te sofistikuara dhe moderne. Shume receta te thjeshta dhe te shpejta do te vijne prane jush ne ditet me pak kohe per te gatuar.
lunedì 26 novembre 2012
Receta tradicionale:embelsire me mjalte
PERBERESIT
Miell 2 gota uji ose 500g
Sheqer 1 gote uji
Mjalte 2-3 luge gjelle
Veze 2 kokrra
Sode nje luge kafeje
Arra 1-2 filxhane kafeje
Gjalpe 2 filxhan kafeje (i shkrire)
Vanilje, kakao nje luge gjelle plot
Dhe dy filxhane uje.
Per shurupin duhen.
Sheqer 3 gota uji
Uje 2.5 gota uji
Ne nje ene perzihen mire vezet, mjalti, gjalpi, uje dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet miell i perzier me sode dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume, qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne nje tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me te verdhe veze, behen disa vijaska me pirun dhe piqet per 30-35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe i hidhet shurup i vakur, jo shume i nxehte, i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit te percaktuar ne normative, hidhet gjalpe, veze dhe mjalte tjeter. (Ujin mos e perdorni ).
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento