mercoledì 26 dicembre 2012

Pergatitja e sallates ruse

Salllata ruse eshte bere nje pjate thuajse tradicionale edhe per ne shqiptaret, pasi e gjejme shpesh ne tryeze si neper dasma,ashtu edhe ne festat e ndryshme ne familje.
Ne Rusi njihet me emrin sallata Olivier

Une sot po ju jap receten time.

Perberesit:


  • 4 patate mesatare
  • 250 gr fasule pllaqi
  • 100gr bizele
  • 2karota
  • veze ( sipas deshires)
  • 3 kastravece te vegjel turshi
  • 2 speca turshi
  • 1 vazo majoneze 500 ml

Pergatitja:
Lajme patatet dhe i veme te zjejne ne zjarr pa i qeruar,duke kripur ujin sa duhet.
Ne  ene me vete veme te zjejne vezet,bizelet dhe fasulet pllaqi (per lehtesi mund te perdorni ato te konservuarat qe jane te zjera)
Karoten nuk e ziej,por e grij holle (zhyljen)

Qerojme patatet dhe i presim ne kubike te vegjel.
Presim: ne copa te vogla specat turshi,(mund te perdorni ne mungese dhe piperkat e pjekura te sperkatura me uthull) ne rrathe te vegjel kastravecet turshi.

Ne nje tas te madh perziejme te gjithe perberesit,perveç vezeve te zjera.
Kontrollojme sasine e kripes dhe te aciditetit,me qellim qe te jene ne perputhje me shijen tone dhe perziejme me majonezin.

Vezet une i pres ne forme ylli dhe i vendos per bukuri ne siperfaqe te pjates.
Mundet gjithashtu te heqim te verdhen e vezes dhe ta perziejme me nje sasi sallate,me pas te mbushim te bardhen me kete perzierje,duke zbukuruar me pak majdanoz siper,ndersa pjesen tjeter sipas deshires e sperkasim me pak piper te zi.






lunedì 24 dicembre 2012

Menuja per krishtlindjet

Pershendetje miq te blogut dhe miq te faqes sone facebook: RECETA TE THJESHTA DHE TE SHPEJTA
Ju urojme nga zemra:gezuar festat!
Meqenese per vitin e ri do te bazohemi tek tradicionalja,per krishtlindjet (kush i feston) po ju paraqesim nje menu mix te huaj dhe shqiptare.

Pjate e pare:
Kete lazanje me perime,e cila ke qene nje sukses si per blogun edhe per faqen e facebook persa i perket numrit te klikimeve dhe numrit te pelqimeve:
Lazanja  me perime

Pjata e dyte:

Rrosto lepuri

Qofte

Per te kompletuar pjatat mund te pergatitni:
Patate te skuqura,te cilat do te serviren me qoftet dhe llojin e djathit qe preferoni,ose mund ti bashkangjiten pjates se pare,e cila megjithese quhet lazanje ka komplet permbajtje perimesh.

Si embelsire,natyrisht s'mund te mungoje me e dashura dhe me e pelqyera(edhe ne kete blog)

Trileçe


giovedì 20 dicembre 2012

Keshilla: si te pergatitim salcen e kosit

Ne vijim te ideve dhe recetave per vitin e ri apo per festa,ja dhe disa ide mbi perdorimin e salces se kosit:
Per pergatitjen e salces se kosit nuk duhet as shume pune dhe as shume kohe,duhet thjesht te perzgjedhim cilesine e kosit ne baze te shijes sone te preferuar.nese do te preferonim nje salce te embel duhet te kemi kujdes ne zenien e kosit,mos ta leme shume ore te mbuluar pasi thartohet,per ato amvisa qe e bejne vete...
Pra perzgjedhja eshte pika e pare.
Se dyti marrim nje nape apo garze te cilen e kemi qepur duke formuar nje traste te vogel,ne te cilen do te hedhim kosin dhe do ta leme te kulloje,duke patur kujdes qe te mos ngelet shume e thate.
Pasi salca ka arritur trashesine e preferuar,e hedhim ne nje tas,e kripim sipas deshires dhe eshte gati per te pasuruar tryezen tone duke u servirur ne forma nga me te ndryshmet.Ja disa ide:


  1. Tarator ose salce kosi e perzier me vaj ulliri,hudhra,kastravec,koper.
  2. salce kosi e servirur ne nje pjate,e shtypur ne siperfaqe me nje pirun  lehtas,per zbukurim dhe e perzier me nje luge vaj ulliri.me pas rreth e rrotull pjates mund te veme te distancuar nga njeri tjetri ullinj te zinj pa fara.Per ata qe preferojne pikanten mund te sperkatni pak pluhur speci djegez,ose thjesht piper te kuq.
  3. thekim buken mire ne te dy anet dhe e lyejme me salcen e kosit te perzier me ereza te ndryshme ,nese deshirojme shtojme copeza domateshj te prera holle.Shume te shijshme dhe te ushqyeshme edhe per femijet e vegjel.
  4. tjeter ide:perziejme ne nje tas gjysem  lakre te kuqe,te grire holle (zhylien) me nje gote uji salce,pak koper,thelpinj hudhre,vaj ulliri dhe kripe sipas deshires.
  5. Pergatitim disa krepa apo petulla te fshira si i quajme ne dhe mund ti mbushim,perveç salces, edhe me copa mishi derri apo te llojit te preferuar
Ja dhe fotografite per nje ide me shume ne servirje.








mercoledì 19 dicembre 2012

Kaposh deti me kulaç pershesh apo popare

Kjo eshte receta e gatimit per gjelin e detit me kulaç pershesh apo si quhet edhe ndryshe (te pakten nga ana ime) popare Mund ta gatuajme ne te njejten menyre jo vetem me gjelin e detit por edhe  me mish pule.

Receten dhe permasat per kulaçin e gjeni ketu: kulaç me kos

Per lengun duhet:


  • nenezhik i thate 2-luge gjelle
  • nje qepe mesatare
  • leng gjeli
  • uje

Pergatitja:

Ziejme gjelin e detit ne nje tenxhere te thelle me uje dhe kripe.Me pas kur e shikojme qe eshte gati e futim ne nje tave per pjekje duke i hedhur pak leng nga i veti ne menyre qe te mos thahet.

Nje sekret per nje pjekje sa me te mire eshte edhe ai i mbeshtjelljes me leter alumini te gjelit.Kur e shihni se ka arritur butesine e duhur  heqim letren dhe e leme te marim faqe.Pjekja do te behet ne temp 200°

Kur gjeli te jete thuajse gati pergatitim persheshin e kulaçit.
Ne nje tenxhere te thelle kaurdisim qepen e grire holle, derisa te zverdhet ,ne gjalpe.
Me pas shtojme lengun e gjelit ne sasine e duhur,leme te zjeje per disa minuta duke shtuar nenexhikun apo menten.Mbytim persheshin ne leng dhe servirim ne pjata se bashku me gjelin e pjekur.
Ju befte mire!

Kulaç me kos

Pergatitja e kulaçit eshte e thjeshte.Sekreti qendron ne zenien e brumit pak me te forte se ai per byrek dhe ta punoni energjikisht.


Perberesit per 4 persona:

  • 750gr miell
  • 1 kokerr veze 
  • 4-luge kos:pak vaj 
  • nje maj luge sode buke
  • nje lug kafe me kripe 
  • uje te vaket sa te na duhet

Pergatitja:

Ne nje tas te madh hedhim miellin,e perziejme me kripen dhe soden,me pas bashkojme kosin dhe fillojme te mbledhim brumin duke shtuar dalengadale ujin e vaket derisa te na formohet nje brume pak i forte.Punojme brumin energjikisht dhe ne fund e mbledhim duke e rrumbullakosur.E lyejme me miell dhe e veme mbi tepsine e deshiruar per ta pjekur.e shpojme lehtas me pirun krejt siperfaqen.E leme 30' te pushoje te mbuluar me nje pecete dhe me pas e veme ne furre per ta pjekur ne temperature maksimale.E heqim nga furra kur shikojme se ka kulluar  mire.


Receta gatimi per vitin e ri

Keto jane sugjerimet e blogut tone per vitin e ri.Po ua sjellim perpara me qellim qe te keni kohe per pergatitjen.

ANTIPASTA DHE SALLATA:




TURSHI TE NDRYSHME


  • Laker turshi
  • speca te mbushur me gjize
  • Patllexhane turshi


Pjate te pare:

Byrek me gjize dhe veze ose petanik me fasule

Mishi:

Mish viçi rrosto
Tave me mish qengji
Berxolla derri


Per zbukurimin e pjatave:
Veze te zjera
patate te skuqura
lloji i preferuar i djathit

Per daten 1 janar mund te pergatitni pulen me kulaç me leng (popare)

Si mendoni per kete lloj menuje? Cfare do te shtonit ose do ti hiqnit?

martedì 18 dicembre 2012

Sallate me peshk ton dhe brokoli




Përbërësit:

• Sallatë e gjelbër, 
• ton-konservë, 
• kokrra misri të ziera, 
• kaçkavall i prerë në katrorë të vegjël, 
• lulelakër e gjelbër (brokoli), 
• domate, 
• kripë, uthull molle, vaj ulliri.


Përgatitja:

Brokoli vlohet 5 minuta. Toni grimcohet. Mbi fletë sallate të vendosura në pjatë, radhiten domatet e prera në rrathë. Toni, misri dhe kaçkavalli përzihen dhe derdhen në mes të pjatës. Aty këtu vendosen edhe lulet e brokolit. Me përzierje vaji, uthulle dhe kripë, spërkatet sallata disa minuta para servirjes.


martedì 11 dicembre 2012

Lazanja me salmon te tymosur

Kjo eshte nje recete te cilen nese deshironi mund  ta servirni per festat,pasi eshte e shijshme dhe e veçante.

PERBERESIT:


  • 300gr salmon i tymosur
  • lazanja te fresketa pete
  • 200gr miell
  • 2liter qumesht
  • 200gr djathe grana
  • 200gr gjalpe
  • kripe
  • arre moskat

Pergatitja:

Pastrojme dhe perziejme kungulleshkat.
Pergatitim ne kete menyre beshamelen:Perziejme qumeshtin me miellin pa lene kokrriza,me pas shtojme gjalpin,kripe sa duhet dhe i leme te zjejne derisa te bjeri ne vale.Aromantizojme me pak arre moskat.
Ne nje tave hedhim nje shtrese te  mire beshamele,rreth 1cm,shtrojme lazanjat dhe mbi to pak salmon dhe disa kungulleshka te prera ne rrathe,mbulojme me beshamele nje shtrese rreth 1cm dhe vazhdojme keshtu derisa te na mbarojne perberesit per receten.Mbi peten e fundit do te hidhet vetem beshamele.Futim ne furren e ngrohur me pare dhe e leme derisa te marri nje ngjyre te kuqeremte siper .

Receta eshte gati ju befte mire.Foto nga neti,sa per t'iu dhene 1 ide...



giovedì 6 dicembre 2012

TORTE ME BUDING

PERBERESIT PER 10 PERSONA:
  • 4 budingje vanilje
  • 400 gr arra, 400gr arre kokosi (kokos)
  •  40 gr biskota te bluara
  • 1 margarine (250 gr)
  • 1.5 kg qumesht 
  • 12 luge (gjelle) sheqer,
  • 200 gr cokollate. 

Pergatitja: 


Pasi te zihet qumeshti se bashku me sheqerin dhe margarinen, hedhim budingjet e shkrire me pare me pak qumeshet ose uje te ftohte.Kur budingu te behet nje mase, ndahet ne 3 pjese. Ne njeren, hidhen arrat, ne te dyten kokosi dhe ne te treten biskotat e bluara. Pasi te perzihen mire , ne nje ene katrore ose tave shtroni masen me biskota ne menyre qe te jete rrafsh, me pas ate me arra dhe ne fund me kokos. Ne nje ene tjeter shkrini cokollaten me pak margarine. Te nxehte e shtroni mbi torte dhe e dekoroni sipas deshires.



MAKARONA ME BROKOLI

Per kete pjate mund te perdorni llojin e makaronave qe deshironi.Ben pjese ne pjatat "light" me pak kalori.

Perberesit:


  • 300gr brokoli
  • 4 thelpinj hudher
  • 2luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper 
  • 50ml leng perimesh i koncentruar
  • 160gr makarona (per 2 persona)

Pergatitja:

1-Lajme dhe pastrojme brokolit duke zgjedhur lulet dhe lene menjane gjethet dhe kercejte e forte dhe me pas i leme te zjejne per 8 minuta ose per 15' nese i zjejme ne avull.

2-Ne nje tigan hedhim vajin,skuqim ne te hudhrat dhe me pas e largojme disa sekonda nga zjarri me qellim qe te ftohet pak.

3.Hedhim ne tigan lulet e brokolit qe i kemi kulluar mire nga uji me pare.I skuqim per ca minuta me flake te larte dhe me pas i rregullojme me kripe,piper dhe e shuajme me pak leng perimesh te koncentruar.Leme te zjejne keshtu per 4-5'

4.Zjejme makaronat ne uje te bollshem me kripe.Kur te jene thuajse gati marrim nje garuzhde leng dhe e hedhim ne  tiganin ku jane brokolit.i leme perseri per pak sekonda ne zjarr te marin vale.

5.Kullojme makaronat dhe i bashkojme me brokolit.I servirim duke shtuar pak vaj ulliri.
Pjata eshte gati. Ju befte mire!

lunedì 3 dicembre 2012

Omelete me perime dhe djathe kackavall te grire

Ja dhe nje recete per nje mengjes te bollshem alla shqiptarçe :D...


omelete me perime

PERBERESIT

  •  4 kokrra veze
  •  gjysem speci jeshil
  •  gjysem domate
  •  disa kerpudha te grira holle
  •  pak qepe
  •  majdanos sipas deshires
  •  djathe kackavall i grire ne rende

PERGATITJA

I grijme te gjithe perberesit ne kubike dhe i skuqim ne nje tigan me pak vaj.rrahim vezet ne nje tas dhe i hedhim siper perimeve ne fund i hedhim djathin e grire dhe majdanozin e palosim ne dysh dhe eshte gati per tu servirur.

Recete e thjeshte:akullore shtepie

E di qe eshte dimer miqte e mi,por ka nga ata te cilet nuk heqin dore nga akullorja as ne kete stine (si psh une ;) )
Kjo eshte recete e thjeshte dhe e shpejte per pergatitjen e akullores ne shtepi.


PERBERESIT:

  •  500 ml qumesht
  •  3 kokrra veze
  •  4 luge supe sheqer
  •  recel
  •  1luge supe niseshte
  •  vanilje
  •  arra ose bajame

PERGATITJA:

1.Rrihen mire te verdhat e vezeve me sheqerin.
2.Shtohet mbi to niseshteja.
3.Perzihen me qumeshtin e ngrohur ne zjarr.
4.Hiqet nga zjarri,lihet te ftohet dhe i hidhen brenda receli,arrat ose bajamet.
5.Te bardhat e vezeve rrihen debore,perzihen me kremin dhe hidhen ne forme.
6.Ftohen ne frigorifer per rreth 3 ore(ne ngrirje)

JU BEFTE MIRE!