giovedì 31 gennaio 2013

foto-recete

Edhe per kete recete nuk ka nevoje per shume shpiegime, pasi imazhi flet qarte. Vetem nje sqarim te vogel Brumi do te zihet si per pice me maja. Vizion te kendshem!


mercoledì 30 gennaio 2013

NJE MENGJES ROMANTIK...

Kjo eshte nje ide shume e bukur  per nje mengjes romantik, psh per diten e shen Valentinit (pas disa ditesh do te gjeni edhe embelsiren per te kompletuar recetat e asaj dite...)

Nuk besoj se ka nevoje per shpiegime...imazhi flet vete
Mos harroni te na vizitoni ne faqen tone facebook


SI PERGATITET BESHAMELA

Ne vijim do te shohim se si realizohen disa salca baze ne guzhine.
Sot po ju sjell pergatitjen e beshameles. Ajo gjen perdorim  si ne lazanjat ashtu edhe ne tava te ndryshme perimesh, pasi i mban e ruan keto te fundit te buta.

Permasa per 1liter beshamele

  • 50 gr miell 00
  • 50gr gjalpe
  • 1liter qumesht i fresket
  • arre moskat
  • kripe sa duhet

Pergatitja -10'
gatimi-15'
veshtiresi mesatare


PERGATITJA:

Veme qumeshtin te zieje dhe shtojme kripen e aromantizuar me arre moskat.
Nderkohe, ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe perziejme ne te miellin duke trazuar vazhdimisht  me shpejtesi me qellim qe te mos formohen kokrriza dhe vazhdojme perreth 1' ne zjarr te ngadalte.

Menjehere pas kesaj e hedhim perzjerjen ne qumesht duke trazuar me shpejtesi me rrahesen e vezeve. leme te zieje ngadale per 10-15' duke perzier here pas here me luge druri.
Nese e shikoni te nevojshme mundet edhe ta filtroni ne fund.
Nese ju duhet ta konservoni e leme ne banjomaria dhe per te evituar cipen qe ze siper e mbulojme me pak gjalpe.


sabato 26 gennaio 2013

Torte e kripur me oriz dhe brokoli

Pershendetje miq te blogut dhe te faqes tone FACEBOOK Kjo eshte receta qe sot perzgjodha per fundjaven. Torte me oriz dhe brokoli.Eshte nje pjate e pare e veçante, pasi shpesh orizin jemi mesuar ta shohim thjesht supe ose pilaf. Per ju qe ju pelqen variacioni ne guzhine ja receta:

 Perberesit:


  • 500gr oriz
  • 1koke presh
  • 500gr brokoli
  • pak rigon
  • gjalpe, sa duhet
  • rrush i thate 100gr
  • 1 zarf shafran
  • kripe sa duhet
  • pane e fresket 100gr
  • vere e bardhe 100gr
  • djathe grana ose dhe kaçkavall sa duhet
  • piper i zi sa duhet

PERGATITJA:

  • Pastrojme dhe ndajme ne copa brokolit dhe i veme te zjejne ne nje tenxhere me uje me kripe.Duhet ti heqim nga zjarri pa i lene te zbuten shume thjesht sa te marin nje vale.Lengun e zjerrjes do ta ruajme per me vone.

  • Ne nje tenxhere skuqim preshin ne pak gjalpe.Bashkojme orizin dhe e leme te theket, duke e profumuar me pas me rigon.Ne momentin e duhur e shuajme me 1l uje nga lengu i brokoleve.leme te bjere ne vale duke trazuar vazhdimisht.

  • Kur orizi te kete zjere bashkojme brokolin, rrushin dhe shafranin dhe fikeni.Perziejme masen me djathin e grire dhe nje luge gjalpe.Lyejme taven e furres me gjalpe dhe shtrojme orizin duke e sheshuar mire.
  • Mbulojme siper me panna dhe djathe te grire.Leme ne furre ne temp 180° perreth 25min. ne 5' e funditt aktivizoni grillen.
  • Nxirreni nga furra,lereni te pushoje pak dhe servirni.

Pjata eshte gati.Ju befte mire!!!



sabato 19 gennaio 2013

Supe me peshk

Supa me peshk eshte nje recete tradicionale. Pergatitet duke perdorur gjithe peshkun,por mund te pergatitet vetem me kokat e peshkut te madh si trofte, krap etj...
Si perberes shtese per te pasuruar pjaten perdoren perimet.


PERBERESIT


  • 2 peshq te medhenj (ose minimumi 6koke)
  • 1 qepe
  • 2-3 karota
  • 2patate
  • 1 luge miell
  • vaj ulliri
  • kripe, limon, gjrthe dafine,piper i zi koker sa duhet

Pergatitja:

Ne nje tenxhere te thelle veme te zjeje ne 1 liter uje peshkun me qepen e grire imet,karotat dhe patatet.Rregullojme me aromat dhe kripe.
Nese perdorim kokat leme te zjejne 20' si te kete rene uji ne vale dhe i heqim, nese perdorim gjithe peshkun pas 20'' zjerrjeje e heqim nga vala e nxjerrim ne nje pjate dhe e pastrojme nga halat. Lengun e kullojme nepermjet nje kullueseje,ndersa perimet  i shtypim me pirun ose me mire me mikser dhe i bashkojme perseri me lengun.
Ne nje tigan me 4-5 luge vaj ulliri skuqim miellin dhe me pas e bashkojme me lengun duke bere kujdes qe te mos mbetet kokrriza.Bashkojme edhe peshkun dhe e leme te zjeje perseri 10' duke e rregulluar me limon ose uthur dhe duke kontrolluar trashesine e lengut me qellim qe te jete e deshiruara.
Receta eshte gati.Ju befte mire!

martedì 15 gennaio 2013

Recete per embelsire : embelsire me molle

Kjo embelsire me molle eshte e ndryshme nga videoreceta qe kam publikuar kohe me pare.Ndersa embelsira tjeter eshte e shpejte, kjo kerkon pakez me teper pune, por ja vlen pasi del shume e shijshme. Me eshte dhene nga guzhinierja e nje restoranti qe frekuentoja dhe ishte nje nga embelsirat, prej te cilave nuk mbetej as edhe nje therime :)

Pergatitja  sipas rradhes se punes:


  • Marim 3 molle, i presim ne feta dhe i sperkatim me lengun e nje limoni.I leme keshtu  derisa te pergatitim brumin
PER BRUMIN DUHEN:

  • 450gr miell
  • 100gr sheqer
  • 1 zarf pluhur per embelsirat
  • pak arome portokalli (nga koncentratet qe shiten te gatshme)
  • 150gr gjalpe  i ftohte i prere ne copeza
  • 1 veze
  • 125gr kos i bardhe
Perziejme te gjithe perberesit me qellim qe te formojme brumin.Pasi brumi te jete gati e ndajme pergjysem.
Marim njeren pjese dhe hapim nje pete me trashesi 0,5cm.Peten e vendosim ne tepsi ku kemi shtruar leter furre dhe mbi pete shtrojme mollet dhe shperndajme mbi to 100gr sheqer.
hapim peten e dyte njelloj me diametrin e te pares (pak a shume diameter 30cm) Mbyllim mire anet dhe e futim ne furre 180° derisa te piqet. Kur eshte gati e presim ne copa te formes dhe madhesise te deshiruar dhe e servirim me sheqer pluhur siper.

Receta eshte gati, ju befte mire!

mercoledì 9 gennaio 2013

Oriz me birre dhe speck

Pilafi me birre dhe speck eshte nje pjate e pare shume e shijshme i pergatitur me birre te eret dhe speck.Nje vend te rendesishem ne shijen deçizive ze gjiza ose maskarpone qe do te sherbeje per lidhjen e tij.

Pilafi me birre eshte nje recete te cilen mund ta pergatitin te rinjte edhe pa eksperience pasi realizohet thjeshte,por s'do te ishte ide e keqe dhe si nje pjate per shen valentinin per partnerin tuaj...

PERBERESIT:


  • birre e zeze 330ml
  • rreth 1l leng me koncentra perimesh (psh Knor)
  • gjalpe 30gr
  • 1qepe e vogel
  • piper sa duhet
  • 2 luge majdanoz
  • gjize e bute ose maskarpone 100gr
  • oriz 320gr
  • speck 150gr
  • kripe sa duhet

PERGATITJA:

  1. Ne nje tigan te thelle veme te shkrije gjalpin dhe me pas shtojme qepen e grire holle duke e trazuar vazhdimisht me luge druri me qellim qe te zverdhet por mos skuqet.
  2. Pasi qepa te jete zverdhur shtojme speck-un dhe e skuqim mire sa te behet krokant.heqim disa kube krokante speku menjane per zbukurimin e pjates ne fund.
  3. hedhim edhe orizin ne tigan dhe i japim faqe,me pas e shuajme me pak birre dhe presim te avulloje.Do te vazhdojme ne kete menyre(pak e nga pak) deri ne avullimin e plote te birres.
  4. Ne te njejten menyre vazhdojme me lengun e koncentruar te perimeve,duke hedhur sa te mbuloje orizin...vazhdojme proceduren derisa pilafi te jete gati
  5. ne fund bashkojme edhe gjizen , pa fikur zjarrin.,rregullojme me majdanoz piper te zi.
  6. servirim me kubet e spekut siper dhe me majdanozin e grire holle
Shenim: ne vend te spekut mund te perdorni sallamin e skuqur.





Krem çokollate

Kjo eshte nje recete e dashur per te gjithe, sidomos per me te vegjlit.Kremin e çokollates mund ta pergatitim ashtu si do te shohim me panna (lloji qe duhet rrahur me tel dhe behet shkume)

PER 4-6 VETA DUHEN:


  • 100gr çokollate fondente 80% kakao
  • 20gr kakao,jo i sheqerosur
  • 300ml qumesht i paskremuar
  • 200ml pana 
  • 3 veze te plota  + 1 e bardhe
  • 125gr sheqer i kuq

Pergatitja:

  1. Parangrohim furren ne 130°. grijme trashe çokollaten fondente
  2. Shtiem ne nje tenxhere qumeshtin dhe panen dhe i veme mbi zjarr te ngrohen
  3. shtojme pak e nga pak kakaon duke trazuar me kujdes qe te tretet mire
  4. Nderkohe me mikser rrahim vezet te gjitha derisa te perfitojme nje mase shkume te bardhe
  5. Bashkojme me kete mase qumeshtin me kakao duke vazhduar ta punojme me mixer.Shtojme dhe copat e çokollates.
  6. E shperndajme masen e krijuar ne stampat e vogla prej silikoni ose ne nje stampe te madhe  dhe e futim ne furre ne banjomaria perreth 30'
  7. servirim me pak shkume pane siper

venerdì 4 gennaio 2013

Role pule me lajthi

PERBERESIT PER 4 PERSONA:


  • 4 fileto gjoks pule
  • 4 feta pançete  ose proshute
  • 2 karota
  • 1 qepe
  • nje tufe selino
  • 150ml vere e bardhe e thate
  • 1 garuzhde me leng pule
  • 100gr djathe i grire i tipit pekorino
  • 60gr lajthi
  • 1 luge çaji me miell
  • ca luge vaj ulliri
  • kripe e piper

PERGATITJA:

  • RRAHIM FILETOT E PULES DHE SHTRIJME MBI SECILEN PREJ TYRE FETEN E PANçETES
  • SISTEMOJME MBI SECILEN PREJ TYRE NJE SALCICE DHE E RROTULLOJME MISHIN.ME PAS LIDHIM SECILEN FETE ME SPANGO GUZHINE
  • NE NJE TENXHERE SKUQIM QEPEN E PRERE NE FIJE ME KAROTAT DHE SELINONE SHTOJME ROLETE E PULES DHE I KAURDISIM
  • I SHUAJME ME VERE DHE E LEME TE AVULLOJE PER 10',SHTOJME LENGUN E PULES,ULIM FLAKEN DHE E LEME TE ZJEJE PER 40'
  • KUR MUNGOJNE VETEM 5' NGA ZJERJA KOMPLETE SHTOJME LAJTHITE,KRIPE E PIPER DHE PERZIEJME.KUR PERFUNDON ZJERRJA HEQIM MISHIN DHE PERIMET NGA TENXHERJA.
  • VEME PERSERI TENXHEREN NE ZJARR TE NGADALTE SHTOJME DJATHIN DHE PERZIEJME DERISA TE PERFITOJME NJE SALCE HOMOGJENE DHE LISHO.
  • SISTEMOJME NE FUND TE CDO PJATE NJE SHTRAT VERDURASH DHE LAJTHISH,VENDOSIM SIPER SECILES ROLENE E MISHIT DHE RREGULLOJME ME SALCEN ME DJATHE. PJATA ESHTE GATI,JU BEFTE MIRE!!!
Foto nga neti


mercoledì 2 gennaio 2013

RECETE GATIMI SUPE DIMERORE ME BUKE TE THEKUR

Meqenese jemi ne periudhen pas festave dhe kemi nevoje te fillojme dieten ;) , sot vendosa te shkruaj nje recete gatimi per supe meqenese keto te fundit jane te lehta dhe te asimilueshme per trupin.


PERBERESIT:

  • 4LUGE MIELL
  • 40GR GJALPE
  • 4 te verdha vezesh
  • 80 ml panna
  • 80gr djathe i grire grana (edhe kaçkavall ne pamundesi...)
  • 200gr buke e thekur mire 
  • 2 litra leg perimesh (i koncentruar)
  • kripe,piper sa duhet



PERGATITJA:


  • Ne nje tenxhere vendosim te shkrije gjalpin dhe me pas shtojme miellin duke e trazuar vazhdimisht per 3-4 min derisa ai te skuqet mire
  • Shtojme lengun e perimeve duke trazuar vazhdimisht me qellim qe mielli te mos behet kokrriza, derisa te bjeri ne vale.
  • ulim flaken dhe e leme te zjeje perreth 10' .
  • Nderkohe ne nje supiere rrahim vezet me panen dhe djathin e grire.Fikim zjarrin ku kemi supen, e leme te shuhet vala dhe me ndihmen e rraheses te vezeve fillojme e perziejme perberjen e mesiperme me supen qe kishim ne zjarr.
  • Ndezim perseri flaken e ulet dhe duke trazuar vazhdimisht leme te bjeri ne vale. 
  • Hedhim menjehere supen ne supiere.Eshte gati per tu servirur se bashku me buken e thekur.
  • Ju befte mire!!!
Keshilla per pijet:

Me supat mund te servirim çdo lloj vere te bardhe te thate, ose vere "rosato" (jo shume e kuqe) e re me shije jo shume te forte. Nese supa eshte shuar me vere,mund te perdorim ne tavoline te njejtin lloj vere


martedì 1 gennaio 2013

Recete gatimi çomlek me qepe


PERBERESIT:


  • 500gr mish viçi ose lope
  • 1kg qepe
  • 6 luge vaj ulliri
  • nje thelb hudher
  • 1 luge salce domateje
  • nje filxhan kafeje uthull ose vere e kuqe
  • piper i zi,gjethe dafine,kripe

PERGATITJA:


Pasi kemi larë mishin e vendosim në tenxhere, hedhim vajin dhe një qepë të grirë hollë. e kaurdisim derisa qepa të fillojë të zverdhet pak, shtojmë salcën dhe pasi i perziejme së bashku shtojmë dhe qepet. I lëmë me kapak derisa volumi i tyre të fillojë të ulet pak. I shuajmë me verën e kuqe (ose uthullën), vendosim 2 gjethe dafine, 5-6 kokrra piper të zi dhe hedhim në të hudhrat e qëruara. Hedhim një gotë ujë dhe i lëmë të ziejnë për 30 minuta, me kapak të mbyllur.Sipas dëshirës mund të hedhim dhe kumbulla të thata. Kjo pjatë shërbehet e ngrohtë. 


GEZUAR VITIN E RI


UROJME TE GJITHE VIZITORET DHE MIQTE E FAQES "NJE VIT TE RI SA ME TE BEGATE,SHENDET DHE LUMTURI,REALIZIM DESHIRASH! GEZUAR 2013!!!"

MUND TE NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK