martedì 26 febbraio 2013

Molle te mbushura me çokollate

Kjo eshte nje embelsire e shijshme dhe vitaminose. e bukur dhe e kendshme per syrin.
Si pergatiten mollet e mbushura me çokollate?

Perberesit:


  • Krem çokollate (receta)
  • 4 molle te medha
  • 1 pako me brume sfoliat
  • lajthi te grira
  • 1 e verdhe veze
  • pak vanilje dhe kanelle
  • 1/2 limon

Pergatitja

Si duket edhe nga figura lajme dhe qerojme mollet, me pas me ndihmen e mjetit perkates heqim dhe pastrojme  "zemren"  e frutit, duke u munduar qe fundin ta leme te pacenuar me qellim qe kremi i mbushjes te mos dale.
Me nje gjysem limoni te lengshem lyejme rretth e rrotull mollen me qellim qe ajo te mos oksidohet. ashtu si eshte e kalojme nga jashte e lyejme siperfaqen e saj me lajthi te grira. Mbushim me pas me kremin e çokollates (ose dhe me çokokrem ne pamundesi te se pares) te perzier me vanilje dhe me kanelle.
Presim ne shirita brumin sfoliat dhe veshim me te frutin dhe e zbukurojme si ne figure. Me ndihmen e nje peneli lyejme brumin me te verdhen e vezes te perzier me 1 luge uje.
Paranxehim furren ne 180° Veme mollet te distancuara nga njera tjetra,ne nje tave te veshur me leter furre, i mbulojme me leter alumini dhe i leme te piqen per 20' , me pas levizim letre dhe leme qe brumi te marre faqe te kuqeremte. Nxjerrim nga furra dhe pjata eshte gati.
Ju befte mire!



lunedì 25 febbraio 2013

Receta per krem çokollate

Kremi çokollate do te gjeje perdorim ne mbushjen e tortave me baze pandispanje.
Ka menyra te ndryshme per pergatitjen e kremit çokollate, une po ju sjell ate me te thjeshtin dhe me ekonomikun.
Receta e meposhtme pergatitet me kakao,por mund ta zevendesoni ate me se miri me çokollate fondente.

Si pergatitet kremi çokollate per torta?

PERBERESIT:
(per 4 persona)

  • 500ml qumesht
  • 50mg kakao 
  • 120gr sheqer
  • 50gr niseshte
PERGATITJA:

Sitim se bashku niseshtene me kakaon, bashkojme e dhe sheqerin, te gjitha ne nje tenxhere.
Veme tenxheren ne zjarr dhe fillojme te shtojme qumeshtin pak e nga pak me qellim qe te mos formoje kokrriza. Flaken do ta mbajme te ulet, qe qumeshti te mos ciknoset.
Trazojme vazhdimisht derisa te mare vale dhe masa te trashet.
Kremi eshte gati. Nese do ta perdorim thjesht si krem te ftohte e ndajme neper tasat e xupave apo ne enen e preferuar dhe e servirim me çokollate te bardhe te grire ose dhe arra e lajthi te shtypura. 
nese do ta perdorim per torta e leme te ftohet ne banjo maria, duke e mbuluar me plasmas guzhine me qellim qe te mos ajkoset.
Kremi eshte gati, ju befte mire!


domenica 24 febbraio 2013

Pandispanja

Pandispanja eshte nje recete baze ne guzhine e thjeshte dhe e shpejte per te realizuar. Pandispanja do te gjeje perdorim  ne mbushjen e  tortave  te ndryshme gjithashtu edhe per supen angleze.
Megjithese eshte e thjeshte per tu realizuar, pandispanja kerkon disa vezhgime te vogla per te arritur rezultatin e deshiruar.
Ekzistojne dy menyra per pergatitjen e pandispanjes: e para arrihet duke rrahur bashke te bardhat me te verdhat e sheqerin, por kerkon perdorimin e robotit
Menyra e dyte eshte ajo qe do te shikoni me poshte dhe realizohet duke ndare te bardhat nga te verdhat e vezes.

PERBERESIT:
Per nje tave apo tortiere me diameter 24 cm duhen:

  • 75gr miell
  • 75gr niseshte
  • 150gr sheqer
  • 5veze
  • pakez kripe
  • 1 zarf vanilje (sipas deshires)

PERGATITJA:

Ne  dy tasa te medhenj ndajme te bardhat nga te verdhat. Rrahim te bardhat energjikisht me mikser per 5'
dhe me pas shtojme gjysmen e sheqerit, vazhdojme ti rrahim edhe per ndonje minute.
Me pas rrahim te verdhat derisa te krijojne nje mase te bardhedhe te dyfishojne vellimin bashkojme pjesen e mbetur te sheqerit dhe rrahim ende per 1'

Kujdes! Nese vendosni te rrihni me perpara te verdhat, lani mire rraheset e mikserit, pasi ne te kundert nuk do te arrijme dot ta realizojme efektin shkume te te bardhave.
Bashkojme me kujdes te bardhat me te verdhat duke i perzier ngadale nga poshte lart derisa te krijohet nje mase homogjene.
Fillojme te bashkojme me vezet miellin dhe niseshten te situra se bashku(edhe me vaniljen nese deshironi ta shtoni), me ndihmen e nje site te vogel, me qellim mos formohen kokrriza.
Lyejme nje tave te diametrit 24cm me gjalpe dhe bashkojme masen homogjene te brumit te pandispanjes.
E veme te piqet ne furren e paranxehur ne temperaturen 180°  perreth 35-40' duke mos e hapur asnjehere furren ne 30' e para te pjekjes.

Pandispanja eshte gati. Mund te realizoni me te torta shume te shijshme. Ju befte mire!







giovedì 21 febbraio 2013

Samsa

Samsat jane nje gatim karakteristik i shqiperise se mesme, por gatuhen gjithashtu edhe ne shqiperine e jugut.
Samsa eshte embelsire e ngjashme me bakllavane.

PERBERESIT:


  • miell 2 gota
  • veze 2kokrra
  • gjalpe 1 luge gjelle
  • uje 1gote
  • niseshte 2luge gjelle
  • gjalpe 2-3 luge gjelle
  • Per shurupin: dy gota sheqer + 1 gote e 1/2 uje

PERGATITJA:

Zeme brumin si per byrek dhe e leme te pushoje pak. E ndajme ne kuleçe te vegjel dhe fillojme te hapim petet.

Ne nje ene me fund sferikrrihen vezet me gjalpe,niseshte dhe pak uje.Vihet ne zjarr te marrin vale sa te behet nje mase e trashe dhe lihen te ftohen.Petet vendosen 2 e nga 2 duke i sperkatur me lyre dhe priten ne rripa 4 gisht te gjere.Ne fillim te çdo rripi vihet pak nga masa e pergatitur, mblidhen ne forme trekendeshi, vendosen ne tave, duke i sperkatur me gjalpe dhe piqen ne furre. Pasi ftohen u hidhet shurup si i bakllavase.

Shenim: Mbushja e samsave mund te behet edhe me biskota te thata dhe arra te qeruara dhe te grimcuara, te perziera dhe me 2 duar mielli te pjekur.

Ju befte mire!


giovedì 14 febbraio 2013

Torte margarita

Si te zbukurojme nje torte ose kek me panna, luleshtrydhe dhe kikirik

Perberesit:

  • luleshtrydhe sa duhet
  • 1 zarf pluhur vanilje
  • panna e rrahur
  • sa duhet kikirike te fresket
  • krem pasticerie
Pergatitja
Presim torten e ftohte ne tre pjese.
Vendosim bazen ne nje piate per torta.
E lyejme me panen, rregullojme siper luleshtrydhet dhe e mbulojme perseri me panna.
Veme siper diskun e dyte te tortes, e mbulojme me krem pasticerie
dhe vendosim diskun e fundit. Rregullojme me panna luleshtrydhe dhe kikirik.





giovedì 7 febbraio 2013

Recete "step by step" 2

Foto recete step by step
Pranvera do te vije dhe lulezojne shume lloje pemesh, por nderkohe ne mund te bejme te  "lulezoje" nje
peme djathi



Recete "step by step" 1

Ne sereine e foto recetave, po vazhdojme te publikojme te jera receta step by step.
e thjeshte dhe e shpejte.
Veze e skuqur ne forme zemre.


SALLATE MAQEDONASE ME PAPYA DHE MANGO

Sallata maqedonase me papaya dhe mango eshte e keshillueshme sidomos per grate shtatzena.
Kjo recete eshte mare nga nje reviste mbi shtatzanine. Eshte nje recete e thjeshte dhe e shpejte per tu realizuar.
PERBERESIT PER 4 PERSONA:
  • 2 papaya
  • 1mango
  • 1portokall i kuq
  • 20gr sheqer
  • gjethe menteje
  • biskota te thata
Si pergatitet sallata me papaia dhe mango?

Qerrojme frutat, eleminojme farat nga papaia dhe faren e madhe te mangos.
Presim frutat ne copa te vogla dhe shtrydhim mbi to lengun e
portokallit te kuq.

Vendosim frutat ne nje kontenitor te pershtatshem dhe rregullojme me 
portokall te shtrydhur dhe sheqer.

Leme ne frigorifer per nje ore dhe sallata eshte gati per servirje.

E servirim me gjethe menteje dhe me sasine e biskotave te deshiruara.
nje ide servirjeje eshte dhe si ne figure.

Ju befte mire!



sabato 2 febbraio 2013

recete gatimi ballokume elbasani

Ballokume elbasani
Kjo recete gatimi eshte embelsire karakteristike e zones se Elbasanit.
Ballokume  gatuhet kryesisht ne diten e veres ne 14 mars

PERBERESIT:

  • 1kg miell misri
  • 100 gr miell gruri
  • 8veze 
  • 400gr gjalpe
  • 50ml qumesht 
  • 1kg sheqer

PERGATITJA

Ballokumet do te pergatiten ne kete menyre:

Tretim gjalpin ne nje tenxhere dhe me pas e bashkojme me sheqerin duke e rrahur derisa te formoje nje shkume te bardhe.

Ne nje tas, perziejme vezet e plota me qumeshtin dhe me pas i bashkojme me gjalpin duke rrahur vazhdimisht. bashkojme te dy llojet e miellit me masen e mesiperme dhe vazhdojme te rrahim me pirun.
Leme brumin e ballokumeve te pushoje perreth 20' Nese pas kesaj kohe

brumi na duket i qullet do ta punojme perseri duke shtuar dhe pakez miell.
Ndajme brumin ne rrathe me madhesi mesatare, i shtypim me dore dhe i vendosim ne enen e pjekjes.

Ballokumet, preferohet te piqen ne ene bakri ose qelqi.
Pjekja do te behet ne furre te parangrohur ne temperature 170 °

Receta eshte gati. Ju befte mire!



venerdì 1 febbraio 2013

SALCA

Si gatuhet salca me domate te fresketa.
Duket si diçka e pallogaritshme per amvisat, por edhe nje salce e thjeshte si salca me domate, kerkon tekniken e saj, per te arritur nje shije sa me te mire dhe konsistencen e duhur.

KOHA:20'
VESHTIRESIA: MESATARE


PERBERESIT PER 1L SALCE
  • 1,5 domate te qerruara
  • 100gr qepe
  • 100gr karota
  • 50gr selino
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1 gjethe dafine
  • gjysem speci djeges
  • borzilok
  • kripe

PERGATITJA

Pastrojme perimet dhe i presim ne forme kubike.
I skuqim pak ne gjysmen e sasise se vajit te ullirit.

Shtojme domatet e qeruara, dafinen dhe specin djeges. kripim.

Leme ne flake te ulet  per 45'
Heqim dafinen.

Kalojme salcen ne mullirin e perimeve dhe e kompletojme me borzilok dhe vaj.

Salca eshte gati. Ju befte mire!