Pilafi me pule eshte nje recete gatimi tradicionale, qe shume jane ne gjendje ta realizojne.
Ketu po publikoj receten per amvisat e reja.
PERBERESIT:
- 500 gr oriz
- 1pule
- 1 qepe
- 2 luge gjalpe
- sipas deshires piper te zi apo erezat e preferuara
PERGATITJA:
- Ne nje tenxhere te bollshme veme pulen, e lare dhe te pastruar mire, te zjeje. Pasi merr vale kontrollojme dhe heqim shkumen dhe me pas kur shohim se lengu eshte i kthjellet, hedhim qepen e grire holle, kripen (llogaritim qe te kete sasine e mjaftueshme te kripes per pilafin) dhe aromat qe preferojme si majdanoz apo rrigon etj...
2. e leme te zjeje perreth 20' ne zjarr normal duke bere kujdes te mos zjeje shume. E heqim me pas nga tenxherrja dhe filtrojme lengun. Pergatitim 1 liter leng per pilafin dhe leme menjane pjesen tjeter ne rast nevoje.
3.tretim nje luge gjalpe dhe ne te skuqim pak orizin. E shuajme orizin me lengun e pules te nxehte dhe e trazojme lehtas me luge druri here pas here derisa te bjeri ne vale. Minutat e para flaken do ta mbajme pak te larte. Sapo lengu nis edhe trashet ulim flaken ne maksimum veme kapakun dhe kontrollojme here pas here me luge druri duke e "zhytur" ne fund (pa trazuar) Nese eshte e nevojshme shtojme akoma leng.
Pasi fikim zjarrin shtojme lugen tjeter te gjalpit te prere ne shirita te holla dhe e perhapim mbi pilaf duke mbuluar te gjithin nga siper. Vendosim kapakun. dhe presim te tretet gjalpi para se ta servirim. Shohim qe pilafi eshte gati kur ne siperfaqen e tij formohen "vrima" te vogla.
PULA:
Nderkohe kemi kripur, nese eshte akoma e nevojshme pulen, e kemi aromantizuar me ereza te ndryshme dhe e kemi futur ne furren e paranxehur(per shkurtim kohe) ne temperature max te piqet.
Receta eshte gati. Ju befte mire!
Nessun commento:
Posta un commento