venerdì 28 giugno 2013

Recete per kasate

Kasata eshte nje embelsire e fresket, e pershtatshme per muajt e veres. Kasata mund te pergatitet shume thjesht ne kushtet e shtepise dhe mbi te gjitha me rezultati do te jete mjaft i kenaqshem.

Perberesit per kasate:

  • 200gr maskarpone
  • 100gr sheqer
  • 150ml pana
  • 40ml uje
  • copeza bajamesh te pjekura
  • çokollate e grire
Si pergatitet kasata:
  1. Veme ne zjarr ujin me sheqer duke trazuar derisa sheqeri te shkrihet dhe uji te jete i vaket. Perzjejme me maskarponen dhe me pas e leme te ftohet.
  2. Kur masa te jete ftohur plotesisht, do te shtojme panen derisa te dyja perzjerjet te formojne nje mase homogjene.
  3. Shtojme bajamet dhe çokollaten e grire
  4. sipas deshires hedhim copa frutash te stines si psh pjeshke, kajsi, qershi, fruta pylli etj.
  5. E derdhim neper forma dhe me pas e futim ne frigorifer derisa te ngrije.
  6. Kasata eshte gati
Ju befte mire!

kasata-5receta.com


martedì 25 giugno 2013

Receta per hasude.


hasude 5receta.com
Hasudeja eshte nje embelsire tradicionale shqiptare, e thjeshte dhe e lire, pra pa shume shpenzime.
Hasudeja si baze per gatimin ka niseshtene, eshte e veçante ne shije dhe pelqehet per pjesen e jashtme qe rezulton krokante, ndersa brenda e bute dhe e shkrifet.
Receta per hasude qe po u sjell eshte e pershtatshme per nje tave 22cm. Per me teper duhet te dyfishoni a trefishoni perberesit ne baze te nr te personave.

mercoledì 19 giugno 2013

Pispili me miell misri

Pispili me miell misri eshte recete tradicionale shqiptare. Eshte nje pjate e pare e lehte per tretje dhe mbi te gjitha me shije, madje dhe per femijet e vegjel
Pispiline me miell misri mund ta mbushni sipas deshires: psh me presh, me spinaq, copa djathi, proshute etj...
Une sot po ju sjell receten per pispili me miell misri dhe presh, pasi per mendimin tim eshte nje nga me te ushqyeshmet dhe me te shijshmet.

Perberesit per pispiline per 6 vete:

  • 500gr miell misri
  • 3-4 presh
  • copa djathi ose kaçkavall i grire sipas deshires dhe mundesive
  • 2 luge gjalpe ose 3 luge vaj te llojit qe deshironi (nese mundeni ulliri)
Pergatitja e pispilise:
  1. Ne nje tenxhere kemi vene ujin me kripe te vloje dhe me pas bashkojme miellin e misrit duke e hedhur pak e nga pak dhe duke trazuar me nje rrahese vezesh njekohesisht me qellim qe te mos formohen kokrra.leme rreth nje gote e 1/2 nga masa, e cila do te na nevojitet ne fund. Zakonisht duhen 2 litra uje per 500gr miell misri, por, mbani nje ibrik me uje te nxehte prane, me qellim qe ta zbusni nese ju duket shume i forte. Masa duhet te jete e lidhur dhe homogjene, jo e forte dhe as e ujshme. E leme me flake fare te ulet dhe me kapak te zjeje per 10' me pas e fikim.
  2. Nderkohe ne nje ene te thelle kemi grire preshin dhe e kemi vene te vloje. Nuk ka nevoje te zbutet shume pasi do te futet dhe ne furre. Ne fund shtojme copat e djathit dhe lyren dhe perzjejme.
  3. Taven e furres qe perdorni zakonisht, dhe qe natyrisht duhet te jete e thelle, e lyejme me vaj luledielli ose gjalpe dhe shtrojme mbi te nje shtrese te trashe rreth 1,5cm me brumin e misrit, te cilin e shtrijme me luge dhe e nivelojme.
  4. shtrojme mbi te gjellen me presh, e cila duhet te jete e bollshme dhe ne fund mbulojme gjithe siperfaqen me miellin e misrit qe avancuam. E veme te piqet ne furre ne temp maksimale derisa te zeri nje cipe te holle te kuqe.
  5. Pjata eshte gati, ju befte mire!
pispili me miell misri - 5receta.com


lunedì 17 giugno 2013

Hallva

Hallva eshte nje embelsire e perhapur dhe e njohur ne gjithe shqiperine, me ndryshimin qe çdo zone ka menyren e vet te personalizuar. Pra, hallva, ne disa zona gatuhet me mjell misri, te tjera me miell gruri, perzjerje mes te dyjave. Me kujtohet qe gjyshja ime thooshte , qe idealja ishte qe hallva te realizohet me miell ermik, ne mos gaboj eshte ajo qe ne supermarket mund ta gjeni me emrin semola.

Recete per hallve:

PERBERESIT:

  • 1 filxhan çaji vaj luledielli ose gjalpe
  • 3 filxhane çaji miell
  • 2 filxhane çaji sheqer
  • 4 filxhane uje
Pergatitja:

Ne nje tenxhere te thelle dhe te gjere hedhim lyren, e leme te nxehet pak dhe me pas bashkojme miellin dhe e trazojme shpejt e shpejt me lugen e drurit me qellim qe te mos formohen kokrriza. Zjarri duhet te jete i ulur ne minimum ne kete faze me qellim qe mielli te mos digjet por te formoje nje ngjyre te kuqe te erret.Pikerisht kur shohim se eshte skuqur sa duhet bashkojme ujin e nxehte, te cilin e kemi vene qe me pare ne zjarr dhee kemi perzier me sheqerin.
Vazhdojme te trazojme hallven me luge druri derisa ta kete pire komplet ujin.Ne kete moment mund ta ngrem vetem pak flaken, por asnjehere te larte, pai rrezikojme qe hallva te formoje korre.
Gjate pjekjes, ne nje ene tjeter, mbajme pak uje te nxehte, te cilin gradualisht do ta hedhim mbi hallven nese shohim qe eshte thare teper.
Hallva eshte gati kur e tregon lyren nga siper dhe kur ngjyra e saj eshte kafe e erret si fotografia e recetes.

Ju befte mire!

giovedì 13 giugno 2013

Byrek me kungull

Byreku siç dihet eshte recete tradicionale e Korçes dhe Devollit, por e gjejme si pjate te njohur ne gjithe Shqiperine.        
Byreku me kungull eshte nje ushqim me shije delikate, qe mund ta servirim qofte si pjate te kripur, qofte si pjate te embel.
Une po publikoj menyren time te pergatitjes, te veçante per arsyet qe do t'u shpiegoj me poshte.

PERBERESIT PER NJE TEPSI ME DIAMETER RRETH 40CM DUHEN:
-per brumin:

  • 550gr miell
  • kripe
  • uje sa duhet
-per gjellen:
  • nje kungull me madhesi mesatare
  • 2luge gjelle gjalpe
  • 2 gota qumesht
  • 2 veze
  • kripe sa duhet (ose sheqer nese vendosni ta beni te embel)
  • djathe i  bardhe 200 gr (mund edhe te mos e shtoni)
PERGATITJA:
  1. Zeme brumin per byrekun. Brumi duhet te jete i bute, pa kokrriza dhe duhet te punohet derisa te mos ngjitet neper duar, por masa te jete e shndritshme.
  2. Kemi pergatitur qe me perpara gjellen ne kete menyre: Lajme dhe qerrojme kungullin e me pas e presim ne kube te vogla me trashesi 4-5cm. Kubet do ti hedhim ne tenxhere me fund te gjere, i mbulojme me uje dhe leme te zjejne, fillimisht me zjarr te forte derisa te bjeri vale dhe me pas leme ne zjarr te ngadalte, derisa kungulli te jete zbutur kur te futni pirunin per ta provuar.
  3. heqim ne nje tas te thelle copat e zjerra dhe ndersa jane akoma te nxehta i kalojme ne mikser ose ne pamundesi i shtypim me pirun derisa te krijohet nje pure. shtojme gjalpin,qumeshtin vezet dhe kripen sipas rradhes te permendur dhe hedhim perseri ne tenxhere me flake te ulet, te zjeje ngadale perreth 5' pas renies ne vale. Masa qe do te perfitojme s'duhet te jetet as shume e lengshme as e thate, por nje pure pakez  e bute dhe homogjene.
  4. hapim peten e pare, shtrojme gjellen, duke thermuar sipas deshires dhe mundesise copa djathi te bardhe ne gjithe diametrin e petes. me pas mbyllim me peten e siperme, e lyejme me vaj luledielli ose copa gjalpi te prera holle dhe e futim ne furren e paranxehur ne temperature maksimale.
  5. Byreku eshte gati kur ka formuar cipen e kuqeremte lart edhe poshte. kontrollojme poshte me nje thike me maje rumbullake (me qellim qe mos shpojme peten)
Byreku eshte gati, ju befte mire!!!

*shenim: Ne shume receta gjeni kungullin me kos dhe jo qumesht. Mua me pelqen kjo menyre, per faktin se qumeshti i jep me teper shije dhe delikatese recetes.
Nese preferoni nje pjate te embel, mjafton te hiqni nga perberesit kripen dhe te shtoni pak e nga pak sheqer sipas deshires.
5receta.com


lunedì 10 giugno 2013

Paste me brume sfogliat dhe krem diplomatik

Pastet me brume sfoljat dhe krem diplomatik, jane embelsira te thjeshta,por te rafinuara, te cilat mund ti pergatitni fare thjesht ne ambientin e shtepise, me raste si psh per dreka, festa ditelindjesh per femije dhe te ritur etj. Mjafton te blini nje konfeksion me nje pete brumi sfoljat dhe ta ndani ne rrathe te madhesise qe preferoni me pas do ta mbuloni me krem diplomatik dhe copa çokollate apo çfare te preferoni.

Perberesit per pastet:

  • 1 pete brume sfoliat
  • sheqer pluhur sa duhet
  • 350gr krem diplomatik
PERBERESIT PER MBUSHJEN per 1 paste:
  • 2 luleshtrydhe
  • 2 pjeshke nga ato te konservave me shurup
  • sheqer pluhur sa duhet
  • copa çokollate sa duhen
PERGATITJA:
  1. Pergatitim 350gr krem diplomatik, duke ndjekur receten tone ketu.
  2. Presim 9 disqe brume sfoljat te diametrit rreth 8cm, te cilat i vendosim ne nje tepsi te distancuara njera nga tjetra dhe i shpojme me anen e nje piruni ne gjithe gjeresine e tyre. i lyejme me te verdhen e vezes te rrahur me pakez uje dhe i futim ne furre te paranxehur te piqen ne temperature 180° perreth 10'.
  3. pas pjekjes i presim ne mes disqet ashtu si bejme per nje panine per ta mbushur, pra i ndajme ne 2 pjese te barabarta.
  4. Gjithsej do te dalin 18disqe, me te cilat do te realizohen 6 paste, ku çdo paste do te permbaje 3 disqe
  5. Shtrojme kremin e pastiçerise mbi diskun e pare nepermjet sac a poche* duke nisur nga anet e derisa te mbushet gjithe siperfaqja. Pluhurosim me sheqer pluhur. Sipas deshires shtojme pjeshke te shuruposura, luleshtrydhe apo fruta qe preferojme ose thjesht çokollate te bardhe ose te zeze. Vazhdojme keshtu derisa te kemi perfunduar me te tre disqet. Pasta ne fund do te mbulohet perseri me kremin diplomatik dhe do te zbukurohet me copa frutash ose copa çokollate.
* Sac a posche mund ta blini ne dyqanet online ose nese mund ta gjeni ne pastiçeri apo supermarkete me mire. Ketu do te gjeni nje link me te gjitha ato qe ju duhet te dini mbi perdorimin e ketij mjeti ne kuzhine.

Shenim: Si gjithmone ftoj amvisat te punojne me fantazi. Une ju jap ide klasike, por ju mund te zbukuroni sipas menyres tuaj: psh ne vend te formes cilindrike, mund tu jepni pastave forme zemre apo kuadrate, sipas deshires.





Receta per kremin diplomatik

Kremi diplomatik eshte pergatitje baze e pastiçerise tradicionale italiane, nga i cile merr emrin dhe torta diplomatike, nje embelsire e bute dhe kremoze te cilen shume shpejt do ta gjeni te publikuar ne blog. Gjithashtu mund te realizonei paste te shijshme per  raste festash

Kremi diplomatik eshte nje bashkim i kremit schantilly dhe kremit te pastiçerise respektivisht ne porcione 1/3 dhe 2/3

Kremi  diplomatik mund te serviret si embelsire me vete ose te perdoret per mbushjen e tortave dhe embelsirave te ndryshme.

Perberesit:

  • 250ml qumesht
  • 3 te verdha veze
  • 25gr miell ose niseshte
  • 75gr sheqer
  • 1/2 zarf vanilje
  • 180ml panna leng
  • 20gr sheqer
Pergatitja:
  1. Per pergatitjen e kremit diplomatik filloni e pergatitni fillimisht kremin e pastiçerise: Ngrohim ne nje tenxhere qumeshtin me vaniljen.
  2. Ne nje tas rrahim te verdhen e vezes me sheqerin dhe shtojme miellin.
  3. bashkojme qumeshtin e ngrohte me perzjerjen e mesiperme pak e nga pak duke vazhduar te perzjejme me tel.
  4. Veme perseri mbi zjarr dhe e leme kremin derisa te trashet. Kur kremi eshte gati e vendosim ne nje ene qelqi dhe me pas e mbulojme me nje plasmas kuzhine. E leme te ftohet.
  5. Pergatitm kremin chantily: Rrahim ne nje ene panen derisa te behet  krem i trashe. Shtojme sheqerin pluhur dhe rrahim akoma edhe per pak.
  6. Kur kremi i pastiçerise te jete ftohur sa duhet,e bashkojme me kremin chantily me anen e telit te kuzhines derisa te formohet nje mase e njetrajtshme.
  7. Kremi diplomatik eshte gati: mund ta konservoni te mbyllur hermetikisht ne nje ene, ne frigorifer per 3 dite ose ne ngrirje dhe ta shkrini ne momentin e perdorimit.Nese deshironi mund ta aromantizoni kremin diplomatik me likerin tuaj te preferuar.

mercoledì 5 giugno 2013

Embelsire e thjeshte fare- quhet PLAGIARISM!

Kjo eshte nje "embelsire" e thjeshte, qe ju meson si te keni "sukses" ne punen tuaj " te ndershme":

PERBERESIT:

  1. COPY
  2. PASTE 
DONE!!! :))

!
Per te disaten here shoh te gjitha recetat e mia te embelsirave(dhe jo vetem embelsira....) te kopjuara fjale per fjale se bashku me fotot dhe komentet e mia, nga nje sit (te cilin natyrisht nuk kam ndermend ta reklamoj ketu) Kopia e fundit ishte "receta per xup" se bashku me linkun per pergatitjen e budingut, pra e vjedhur natyrisht edhe ajo. Ju shkruajta "zoterinjve te nderuar!!!" nje mesazh privat duke "iu bere te ditur se nuk eshte aspak e drejte ajo qe jane duke bere...Natyrisht pergjigjia e vetme qe mora ishte: vjedhja e recetave te mia me te fundit, pavaresisht se kisha marre masa ne blog per ta parandaluar kete gje, nepermjet bllokimit te krahut te djathte te mouse... Por zoterinjte jane webmastera, nuk jane as kuzhiniere as te apasionuar pas guzhines. Si rrjedhoje rrezojne natyrisht vizitat e faqes sone .... Nenvizoj se nuk eshte problem(te pakten jo per mua) nese dikush frymezohet nga nje recete e jotja, e personalizon ne menyren e vet, e shperndan per "publikun" e vet,apo thjesht merr nje fotografi te cilen e gjen ne google images... por te besh "kopjo" dhe "ngjit" gjithçkaje te del perpara te le pa fjale!!! Me falni pasi e zgjata shume argumentin, por eshte mjaft indinjues se si njerezit pa fytyre vjedhin punen dhe mundin e tjetrit.
Fenomeni quhet PLAGIARISM dhe ne rastin e faqes tone eshte aq evidente vjedhja, qe na behet, sa mund te krahasohet me dike qe mbi "WILLIAM SHAKESPEARE" tek vepra  "HAMLETI", fshin emrin e autorit dhe shkruan te vetin :)
Shume urime zoteri apo zonje! Ju mund te beheni çfare te doni ne jeten tuaj! keni talent te papare!!!
Ok, po e mbyll vertet duke uruar:- dite sa me te kendshme!- miqve te sitit dhe "pune" te "mbare" "zanatçinjve"!!! :))

Torta Kaprese

Torta Kaprese apo si shkruhet ne origjinal Caprese, eshte nje embelsire tipike Napolitane, origjinale e ishullit te Kaprit, me baze çokollate dhe bajamesh,pa miell, krokante nga jashte dhe e bute brenda. Torta Kaprese eshte nje embelsire e lehte per tu realizuar dhe njekohesisht meqenese nuk permban miell eshte nje embelsire e pershtatshme per ata qe vuajne nga celiakia.

PERBERESIT:

  • 4veze 
  • 300gr bajame te qeruara
  • 170gr gjalpe
  • 200gr sheqer
  • 200gr çokollate fondente -pa qumesht
PERGATITJA
  1. grijme ne mikser bajamet
  2. shkrijme çokollaten me gjalpin
  3. rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin, shtojme çokollaten e shkrire ne banjomaria dhe bajamet
  4. rrahim te bardhat derisa te mpiksen mire dhe i bashkojme me pjesen tjeter te perberesve
  5. Hedhim ne taven e embelsirave dhe e veme te piqet ne furre te paranxehur 180° perreth 1 ore
Embelsira eshte gati, ju befte mire!

5receta.com

martedì 4 giugno 2013

Recete e thjeshte: mini kek me brokoli,pule dhe djathe

Brokoli me pule dhe djathe - kek, eshte nje recete jo vetem e shpejte per tu realizuar per ditet me me pak kohe per gatim, por dhe e shijshme dhe fantazioze edhe ne raste drekash me miq. Brokolit perveç shijes te mire, gjejne shume perdorim ne gatimet edhe per faktin se permbajne shume pak kalori( 27 per 100gr) Eshte i pasur me kripera minerale, vitamina C, B1 dhe B2.

PERBERESIT:

  • 500gr brokoli
  • 1 gjoks pule i prere ne kube te vogla
  • 1luge vaj luledielli
  • 3-4 luge vaj ulliri
  • 1 qepe e grire imet
  • djathe kaçkavall i prere ne kube
  • kripe e piper i zi sa duhet
  • 1gote qumesht 2 veze
  • miell sa duhet per te formuar nje brume te bute e te shkrifet (shih fig.)
PERGATITJA:

  1. Ne nje tigan te thelle hedhime vajin e ullirit dhe veme ne zjarr duke shtuar qepen pulen.I trazojme derisa qepa te zverdhet dhe mishi te mari disi faqe.
  2. Nderkohe kemi zjere me perpara brokolit dhe ndare lulet ne tufa. Bashkojme lulet e brokolit ne tigan dhe i kaurdisim per 2-3 min duke shtuar kripen, piperin e zi. Nderkohe fikim zjarrin dhe leme te ftohen perberesit. Ne fund shtojme djathin dhe perzjejme te gjithe perberesit.
  3. Bejme brumin si tregohet ne figure duke shtuar pak e nga pak miellin.Nese duam shtojme vetem 1 maje luge kafeje me sode buke.
  4. Pergatitim bazat e tortes te cupcakes duke i lyer me pak vaj luledielli secilen.
  5. Shtrojme se pari brumin deri ne mes te lartesise. Vendosim mbi te perzjerjen e pergatitur me brokoli.Mbulojme perseri me brume.
  6. Futim ne furren e paranxehur ne temp. maksimale dhe leme te piqen perreth 30' kur siperfaqja te formoje nje cipe te kuqeremte.
  7. Leme te ftohen pak dhe servirim te vaketa, por edhe te ftohta nese duam.
Shenim: Figura permban me pak perberes, pasi mungon qepa, pula dhe qumeshti per brumin. Ju mund te zgjidhni mes 2 alternativa sipas kohes deshires dhe mundesive.
Ju befte mire!
5receta.com

lunedì 3 giugno 2013

Recete: pergatitja e qumeshtit milk apo te koncentruar

Ne recetat e mia te gatimit apo recetat per embelsira me permbajtje qumesht milk, si psh trileçe,shpesh  me pyesin se çfare eshte qumeshti milk dhe ku gjendet. Per tu ardhur ne ndihme amvisave po iu sjell kete recete pergatitjeje te tij ne kushtet e shtepise dhe natyrisht ka nje kosto me te ulet sesa ai qe gjendet i gatshem.

Perberesit:

  • 200gr sheqer
  • 150gr qumesht
  • 25gr gjalpe
  • 1zarf vanilje
  • 1luge çaji me niseshte
Pergatitja:
  1. vendosim nje tenxhere ne zjarr me gjalpin per tu shkrire.Bashkojme dhe qumeshtin me sheqerin dhe vaniljen duke vazhduar te trazojme derisa te bjeri ne vale.Shtojme niseshten. Per te qene te sigurta qe niseshteja mos behet kokrriza mund ta tretni me pare ne 1 filxhan kafeje me qumesht te ftohte, te hequr menjane qe ne fillim nga sasia e qumeshtit te dhene.
  2. leme te zjeje duke trazuar vazhdimisht per 5' derisa te kemi nje mase kremoze te trashe.
  3. Leme te ftohet dhe qumeshti milk eshte gati. E hedhim ne nje vazo qelqi per ta konservuar. Mund t'ua servirim femijeve me buke te lyer ne vend te çokokremit ose reçelit ose si thame me lart e perdorim per embelsira te ndryshme.
Ja dhe krahasimi mes qumeshtit milk te gatshem dhe atij te pergatitur me receten tone. Ndryshimi i vetem: kosto e ulet e ketij te dytit ;)