lunedì 15 luglio 2013

Eskallop derri me mish te bardhe dhe kerpudha

Eskallop me vere te bardhe e kerpudha

Perberesit per 4 persona


  • Byftek 4 cope pa dhjame
  • Kerpudha 500 gr
  • Miell sa te pudrosen bifteket
  • Vaj 5 luge gjelle
  • Vere sa te mbulohen kerpudhat
  • Niseshte 2 luge gjelle
  • Hudhra 2 thelpinj te pa qeruar
  • Majdanoz 3-4 dege te grire holle
  • Krip
  • Piper


Pergatitja

Presim kerpudhat ne copa te vogla, i mbulojme me vere ne nje tas dhe i leme per 10 minuta.
Lyejme me miell bifteket.
Hedhim vajin ne tigan dhe e leme te nxehet.
Hedhim dy thelpinj hudhra ne vaj.
Fillojme dhe skuqim bifteket e pudrosur me pare nga te dyja anet per 2-3 minuta.
I heqim nga zjarri dhe i vendosim ne nje pjate.
I kullojme (nga vera)kerpudhat ne kullese dhe i skuqim per 5 minuta, ku me pas hedhim qumeshtin me niseshtene(tresim 2 luge gjelle me niseshte ne nje gote qumesht).
E trazojme vazhdimisht ku te na behet nje mase e mpiksur dhe me pas  fusim bifteket duke i kthyher nga te dyja anet gjate skuqjes dhe i hedhim krip,piper dhe majdanoz.
I hedhim vere sa te mbulohen bifteket dhe e trazojme sa te behet nje mase kremoze.
Ne momentin qe eshte krijuar masa kremoze e heqim nga zjarri dhe e servirim.
Ju befte mire
Shenim:
Vera qe kemi marinuar kerpudhat nuk e perdorim.

mercoledì 10 luglio 2013

Recete per molto me brume sfoljat

Kjo eshte nje recete e thjeshte per mengjesin.

Perberesit:

  • 1 pako me brume sfoljat
  • marmallate ose reçel nga fruti juaj i preferuar
  • djathe kremoz pa kripe psh philadelphia 
  • 1 te verdhe veze
Pergatitja:

Ne nje plan pune shtrijme brumin soljat dhe me pas e ndajme si ne figure ne drejtkendesh te madhesise te deshiruaar.
Mbi çdo briosh vendosim ne mes pak djathe dhe reçel. E mbyllim "gershet" dhe vendosim rradhe ne nje tepsi te shtruar me leter furre.
Ne fund, lyejme me te verdhe veze dhe futim ne furre ne temperature pjekjeje 180° derisa te marrin ngjyren e kuqeremte.
Brioshet apo moltot jane gati.


mercoledì 3 luglio 2013

Embelsire e ftohte: parfe me bajame te pjekura

Parfeja eshte nje embelsire e cila serviret e ftohte. Ka shume menyra per pergatitjen e saj, po ne po sjellim ate me te thjeshten.

PERBERESIT:

  • 3 veze
  • 150 gr sheqer pluhur
  • 200gr bajame te pjekura
  • 500ml panna per embelsire (hopla)
PERGATITJA:
  1. Rrahim me mikser te bardhat e vezeve, derisa te krijohet nje mase e qendrueshme 
  2. Ne nje ene tjeter rrahim panen me sheqerin derisa te kremoset mire.
  3. Perzjejme panen me vezet duke trazuar nga poshte lart, me qellim qe te mos humbase vellim.
  4. Shtojme te verdhat te cilat i kemi rrahur me vete ne nje tas te vogel.
  5. Ne fund bashkojme dhe bajamet e grira.
  6. Shtrojme parfene ne nje ene te pershtatshme dhe e futim ne ngrirje ku e leme per nje dite.
  7. Serviret e zbukuruar sipas fantazise tuaj: copa reçeli,bajamesh,karamel apo fruta te grira.
Parfeja eshte gati, ju befte mire!
recete per parfe 5receta.com



Recete verore: sallate orizi ne pjeper

Sallata me oriz eshte nje recete e pershtatshme per stinen e veres, pasi konsumohet e ftohte.Nuk ka vetem nje recete per sallaten me oriz, as nje recete klasike, ajo eshte e pasur ne perberes dhe kombinimi i duhur i tyre e ben te jete e shijshme.
Qe sallata me oriz te realizohet si duhet, duhet te perzgjedhim cilesine e orizit, te tille qe te jete e pershtatshme pas zjerrjes, pra kokrat te mbeten mire te ndara nga njera tjetra dhe orizi te mos ngelet qull.
Receta qe po ju sjell eshte e veçante, jo vetem per shijen por dhe kenaqesi per syrin.

PERBERESIT:

  • 1 pjeper i madh
  • 250gr oriz
  • 150gr proshute krudo me feta, jo shume te holla
  • 200gr djathe koçkavall i bute
  • nje tufe me najazme te fresket
  • vaj ulliri
  • kripe e piper
PERGATITJA:
  1. Boshatisim pjeprin me qellim qe te mbetet si ne figure
  2. Nje tenxhere te madhe e mbushim me uje me kripe dhe e leme te vloje.
  3. Kur te jete gati e leme te zjeje dhe ne baze te udhezimeve per kohen qe permban konfeksioni i blerjes e leme te zjeje. Gjithsesi kini kujdes qe te mos zjeje teper.
  4. Kur orizi te jete gati, e kullojme e ftohim ne uje dhe me pas e hedhim mbi nje picete te paster qe te thahet.
  5. Presim ne copa pjeprin ose perpiqemi ti japim forma nese na ndodhen si psh yll, zemer, etj
  6. Presim ne shirita 12 gjethe najazme, kaçkavallin ne kubike, proshuten ne copa rreth 1-2cm
  7. Perzjejme gjithe perberesit me pjeprin. Orizit i hedhim vajin dhe trazojme e me pas e bashkojme dhe e perzjejme ne menyre uniforme me gjithe perberesit.
  8. Zbukurojme me gjethe najazme dhe me pas me luge mbushim gjysmat e pjeprit.
Pjata eshte gati, ju befte mire!