Pula me portokall eshte nje recete e thjeshte dhe e shpejte, e cila mund te pergatitet ne ditet kur keni me pak kohe per gatim.
Perberesit:
Perberesit:
- 400gr gjoks pule
- nje portokall
- 50gr gjalpe
- nje gote konjak
- kripe e piper
Pergatitja:
- Pastroni gjokset e pules e ndajini ne 4 pjese. Lajini e thajini me leter guzhine.
- Qerrojme portokallin, e presim ne rripa te holle lekuren dhe per 1 min e zhytim ne uje te vale.
- Me pas kullojme lekuret dhe i leme menjane.
- Marim 4 feta portokall. Ne nje tigan shkrijme 30gr gjalpe.
- Kur gjalpi fillon te shkumezoje shtojme gjokset e pules dhe i skuqim nga te dy krahet.
- kripim e shtojme piperin. Ne fund shuajme me pak konjak.
- Bashkoni gjalpin tjeter te ndare ne copeza, fetat e portokallit dhe mbuloni enen. E leme ne zjarr te ulet per pak minuta.
- Sistemate gjokset e pules ne nje pjate servirjeje. Lagini me lengun e zjerrjes dhe vendosni siper fetat e portokallit.
- Dekorojme fetat e portokallit me shiritat e lekureve dhe servirini ende te ngrohta.
Ju befte mire!
Nessun commento:
Posta un commento