sabato 30 novembre 2013

Supe me karkaleca dhe finok

Supë me karkaleca dhe finok

Një supë lluksoze dhe me pak kalori – ideale për momente të veçanta.

Përbërësit:

  • 500 gr karkaleca të mëdhenj
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e madhe, e grirë
  • 1 finok i madh, i grirë (i ruajmë gjethet e vogla jeshile)
  • 2 karrota të grira
  • 150 ml verë e bardhë
  • 1 lt lëng peshku (në mungesë të tij përdorim lëng perimesh ose ujë)
  • 1 lugë gjelle konjak i cilësisë së mirë
  • 400 gr domate konservë
  • ½ lugë çaji paprika
  • 150 ml krem qumështi
  • kripe sa duhet



Përgatitja:
Qërojmë kakalecat. Skuqim kokat dhe guackat në vaj ulliri për rreth 5 minuta. Shtojmë qepën, karrotat dhe finokun. Vazhdojmë të skuqim për rreth 10 minuta të tjera duke përzierë vazhdimisht. Hedhim verën dhe konjakun. E lëmë të reduktohet plotësisht vera dhe pastaj shtojmë domatet, lëngun e peshkut, kremin e qumështit, paprika dhe kripë. Gatuajmë për rreth 30 minuta. Ndërkohë copëtojmë 2/3 e karkalecave. 2 minuta para se të jetë gati supa shtojmë dhe karkalecat. Heqim nga zjarri. Nxjerrim karkalecat e pa copëtuar nga supa dhe i ruajmë të ngrohtë. Kalojmë supën në blender deri sa të bëhet plotësisht kremoze. Kthejmë karkalecat e pa copëtuar në supë, rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë menjëherë të garnirur me gjethet e finokut.

venerdì 8 novembre 2013

Embelsire e shpejte

Embelsire e shpejte apo embelsire sprint, jo me kot e quajtem keshtu pasi ne 5' embelsira juaj do te jete gati. Ja dhe pergatitja:
Bashkoni 250gr miell me 250gr sheqer, 250gr gjalpe, vaniljen e 250gr arra te shtypura. Bashkoni 2veze dhe nje te verdhe, perzjeni shpejt e shpejt dhe hidheni ne nje tave te veshur me leter furre. Pjekim ne temperature 200grade per 45'
Embelsira eshte gati. Ju befte mire!

Shenim: Embelsira origjinale nuk e permban majane per embelsira e as sode, une per siguri do te shtoja nje zarf maja pluhur per embelsira.
*kerkoj ndjese, sepse nuk e di perse faqja nuk me kishte pranuar modifikimin: kisha harruar nje nga perberesit me kryesore, gjalpin.


Qofte me brokoli dhe kaçkavall

Brokoli eshte lulelakra jeshile. ne pamundesi per ta gjetur, mund te perdorni lule laker te bardhe per receten.

PERBERESIT PER 4 PERSONA:

  • 350gr brokoli
  • nje patate e madhe
  • nje qepe e kuqe
  • 70gr djathe kaçkavall i grire
  • majdanoz e kripe
PERGATITJA:
  1. Pastrojme brokolit duke iu hequr gjethet dhe pjeset me te forta te kercejve.
  2. i zjejme ne pak uje derisa te zbuten ose me mire do te ishte zjerrja ne avull. Kalojini me pas ne renden e perimeve.
  3. zjeni pataten dhe me pas qerojeni nga lekura, shtypeni dhe perzjejeni me purene e brokoleve ne nje tas te madh.
  4. qerojme dhe grijme qepen holle dhe e perzjejme me purene duke shtuar njekohesisht djathin e grire, majdanozin e kripe.
  5. Formojme me brumin e perfituar, qofte te vogla sa nje koker arre dhe i vendosim ne nje tave mbi te cilen kemi shtruar leter furre.
  6. Nese brumi rezulton shume i bute shtojme djathe te grire , nese eshte teper i forte shtojme pakez qumesht.
  7. Vendosim ne furren e nxehte ne 180° per 10' dhe i servirim te nxehta.