sabato 25 gennaio 2014

Kefiri. çfare eshte dhe vetite e tij "kuruese"

Kefiri eshte nje bakter natyral i cili shnderon qumeshtin ne kos. Temperatura e qumeshtit duhet te jete nga 13-20° dhe koha e pritjes varion nga 24 ne 48 ore. Shume studiues kane konstatuar efektet pozitive kuruese te kefirit per shume semundje si tbc, semundje nervore, temthit fshikezes te urines etj...
Kefir e ka zanafillen e vet ne Kaukaz.

Pergatitja e Kefirit:














Si fillim duhet te siguroni kokrrat e kefirit, nga miq qe i kultivojne, ose mund ti blini ne internet.
Merret nje vazo qelqi me kapak dhe ne te perzihet qumesht me temperature ambienti me tharmin e kefirit. Kjo perzierje lihet te pakten 24 ore ne temperature ambienti. Ditet e para do te jete me i lengshem, por dalengadale cilesia e tij do te permiresohet. Fermentet e ketij kosi jane natyrore dhe ato jane nje dobi per organizmin tone dhe nje stimul i tretjes.

Ja disa semundje ne te cilat perdorimi i kefirit do te jape rezultate pozitive:

  • Nervat dhe pagjumesia:- keshillohet te pihet nje gote kefir ne darke
  • Bronkiti, azma,semundjet e zorres te trashe keshillohet gjysem liter kefir ne dite
  • Anemia-1 liter kefir ne dite
  • Ekzema sherrohet duke pire dhe duke lyer njekohesisht plagen cdo mbremje me kefir. Ne mengjes do te pastrohet dhe ne mbremje do te lyhet perseri.
  • Ndihmon ne ngadalesimin e sklerozes kur kjo eshte ne faze te avancuar dhe permiresimin e saj ne fazat fillestare.
  • Kapslleku sherohet duke pire nga nje gjysem liter kefir te ardhur gjate 10 oreve, pihet para gjumi per 3-4 dite
  • Diareja sherrohet duke pire kefir 48 oresh 1liter dhe me pas duke pire gjysem liter kefir 24 oresh

*Nese keni siguruar tharm kefiri, por keni veshtiresi ne pergatitjen e tij, na kontaktoni dhe do tu japim keshillat e nevojshme hap pas hapi. 

mercoledì 8 gennaio 2014

Disa receta te thjeshta per femijet tuaj























Keto jane disa receta-ide te thjeshta per femijet, te cileve mund t'ua servirim ne mengjes perpara se te shkojne ne shkolle apo kopesht.
Te gjithe e dime se mengjesi eshte teper i rendesishem per rizgjimin e organizmit dhe per furnizimon e tij me energji, per me teper per femijet e vegjel apo dhe adoleshentet. Shpesh prinderit ankohen se iku femija pa mengjes, por mendoj qe ne te shumten e rasteve eshte thjesht  nje organizim jo i mire. Nese mesohemi dalengadale te formojme tek ta shijen dhe nje menyre te ngreni korrekt, eshte nje dhurate qe u kemi bere per te ardhmen e tyre, pasi shume nga zakonet qe mbartim nga pas si te rritur, jane formuar qe ne fazen e heret te femijerise tone.
Ja disa foto receta te thjeshta dhe te kendshme per syrin. Natyrisht eshte mire te variojme cdo dite.



Me e thjeshta: Buke, gjize ose djathe i bute, trangull, domate.
Nje fytyre e qeshur per ta nisur diten mbare :)

Buke e skuqur me veze dhe djathe te prere holle.


pak fantazi dhe nje menyre tjeter per servirjen..

Dritherat, lengu i frutave kosi

croissant te shoqeruar me gote qumesht ose leng frutash

Fruta te fresketa te perziera me fruta te thata, mund te shtohet
dhe pak kos aty ketu , drithera.

Kek te cfaredolloji te pergatitur ne kushtet e shtepise. Psh nje embelsire
me molle.





Pan cake me fruta pylli ose dhe fruta te stines




giovedì 2 gennaio 2014

Petanik me fasule

Petaniku me fasule eshte nje recete tradicionale e guzhines shqiptare. Petaniku me fasuleeshte jo vetem nje recete e shijshme por edhe ekonomike. Per me ekspertet eshte i lehte per tu realizuar.

Receta per petanikun:

Per nje tepsi me diameter perreth 50cm duhen:

  • 1e 1/2 gote uji fasule
  • 500gr miell
  • vaj ulliri
  • vaj luledielli sa duhet
Pergatitja:
Brumi: pergatitim brumin me sasine e miellit te dhene dhe uje sa duhet. Brumi duhet te rezultoje si ai per byrek. Ndajme ne kuleçe te vegjel pak a shume 15 cope.
Hapim petet nje e nga nje dhe nqse kemi stofe me dru i pjekim siper siper nje e nga nje pa i thare. Peta duhet te ngelet e bute dhe te paloset lehtesisht pa u keputur. Petet mund te piqebn edhe ne stofe elektrike ose me gaz, brenda furres me tepsine e furres te kthyer permbys, por eshte pakez me e veshtire.
Ne alternative mund te perdorni peten e njome ashtu si e hapni dhe ta shtroni nje nga nje ne tepsi duke sperkatur me vaj sipas shpiegimt me poshte. Eshte menyre me e thjeshte dhe eshpejte pergatitjeje dhe rezultati eshte mese i kenaqshem.

Fasulet: Per lehtesi fasulet mund ti lini ne uje nje nate me pare ose ti zjeni ne nje moment me pare kur keni kohe te lire dhe ti mbani gati ne frigorifer. Fasulet ne fund do te kriposen sa duhet dhe do i rregullojme dhe me 4-5 luge vaj ulliri. Nuk duhet te jene te nxehta gjate shtrimit te peteve.

Shtrimi i petanikut.:
Lyejme fundin e tepsise me vaj luledielli (jo ullliri pasi mund ta hidheroje peten gjate pjekjes) shtrojme peten e pare dhe e sperkatim perseri me vaj luledielli, me pas te dyten dhe duke filluar qe nga ky moment mund te perdorim vajin e ullirit i cili rezulton me pak i yndyrshem, me i lehte per tretje dhe shkon me teper ne shije me fasulet. Une i shtroj fasulet ne dy ose ne tre pete, varet nga sasia e brumit te zene. Ne kete rast ne çdo dy pete shtrojme fasule pak a shume sa te sperkatim gjithe siperfaqen e petes por jo ne menyre te ekzagjeruar. Nese peta eshte e pjekur do e sperkatim çdo te tille me lengun e fasuleve, ne rast se eshte e njome nuk ka nevoje. Vazhdojme proceduren ne te njejten menyre. Dy petet e fundit nuk do te mbulohen me fasule do te sperkaten me vaj luledielli dhe pak leng fasulesh ne varesi te lageshtise se petes (pra nese ajo eshte e pjekur apo e fresket)
Piqet ne furre te paranxehur ne temperature 200° derisa te mari faqe te kuqe si lart ashtu edhe poshte.
Ju befte mire!
5receta.com