sabato 14 giugno 2014

Pancakes me fruta pylli

Perberesit per 4 persona:

  • 250gr gjize
  • 150ml qumesht
  • 100gr miell
  • 2veze
  • sheqer i kuq
  • 50 gr maja per embelsire
  • gjalpe
  • 200gr fruta pylli

Pergatitja:
Lajme frutat e pyllit dhe i vendosim ne nje tenxhere, shtojme 2 luge sheqer te kuq dhe 100 ml uje.
Leme te zjejne perreth 10' ne zjarr te ngadalte, derisa frutat te jene te buta dhe si shurup.
Ne nje tas thyejme vezet, bashkpojme gjizen, miellin,niseshten, qumeshtin dhe pakez kripe. Perzieni te gjitha fillimisht me luge druri e me pas me mikser. Ngrohim nje tigan me diameter rreth 12cm e lyejme me pak gjalpe dhe hedhim mbi te nje garuzhde brume. pasi te jete pjekur nga njeri krah pancakes, e kthejme ne krahun tjeter dhe leme te piqet. Veprojme ne te njejten menyre me te gjitha petullat apo pancakes e tjera.
Serviren te ngrohta duke i shtruar njera mbi tjetren dhe duke i mbuluar me frutat e pyllit. Receta eshte gati, ju befte mire!

lunedì 2 giugno 2014

Rolade me nutella

Kjo eshte nje recete e thjeshte per mengjes
Rolade me nutella apo çokokrem si i themi ne shqip.

Perberesit:

  • 5veze
  • 5luge miell
  • 5luge sheqer
  • 1zarf me maja pluhur per embelsira
  • 1vazo nutella
Pergatitja:

Rrahim te bardhat derisa ato te shkumezohen me pas shtojme sheqerin dhe vazhdojme ti rrahim derisa te mpiksen mire.
Ne nje ene me vete rrahim te verdhat me pas i bashkojme me te bardhat duke perzier ngadale. Fillojme e shtojme miellin te perzier me majane pluhur, duke bere kujdes qe mos te bjeri vellimi i brumit. 
Ne nje tave drejtkendeshe shtrojme leter furre dhe veme te piqet ne furre te paranxehur 180°

*Keshille:
Pasi peta te jete pjekur e permbysim ende te nxehte mbi nje pecete te lagur me qellim qe te mbetet e bute.
Si te jete ftohur, e lyejme me çokokrem dhe me ndihmen e picetes e mbeshtjellim duke i dhene formen e nje cilindri. Nese duam siper mund ta lyejme me çokollate te zeze te shkrire ne banjo maria ose dhe me çokokrem. 
Receta eshte gati, mund ta perdorni si mengjes per femijet tuaj ose per te shoqeruar kafene e mbasdites ;)